Meksika mposht Brazilin në futboll, shpallet kampione olimpike

11 Gusht 2012, 18:52Sport TEMA

Meksika befasoi favoritët e Brazilit në Wembley, duke fituar ndaj tyre me rezultatin 2-1 e duke u shpallur kështu kampionë olimpikë për herë të parë.

Brazili u shfaq dobët, sidomos në mbrojtje.

Ekipi i Mano Menezes ka shënuar nga tre gola në secilën nga pesë ndeshjet e fundit dhe e ka trajtuar këtë kompeticion si shumë të rëndësishëm përpara përgatitjeve për Kupën e Botës në vitin 2014, që organizohet në vendin e tyre.

Por nëse duhet të fitojnë në vendin e tyre, ata duhet të bëjnë përmirësime shumë të rëndësishme.

Korrespondenti i BBC thotë se asnjë nuk e kishte parashikuar një rezultat të tillë. “Megjithatë Meksika e meritoi një fitore të tillë plotësisht,” tha gazetari i BBC.

Një tjetër analist i BBC tha se Brazili ishte arrogant. Ata e nisën ndeshjen dobët dhe e vazhduan po ashtu.

1 komente në “Meksika mposht Brazilin në futboll, shpallet kampione olimpike”

  1. Muchos Gracias Mexico says:

    Sa ishin fry braziljonet! U takote nji brime keshtu ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/london-2012-fashion-olympics.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje