Lëv kujton dhimbjen e humbjes me Italinë

14 Gusht 2012, 11:33Sport TEMA

Joakim Lëv e ka cilësuar si absurde pjesën më të madhe të kritikave që ka pësuar kombëtarja gjermane pas eliminimit nga Euro 2012. Tekniku i përfaqësueses ka folur ashpër ndaj mediave që kanë vënë në diskutim edhe ndjenjën e përkatësisë të futbollistëve që nuk këndojnë himnin kombëtar para ndeshjeve.

“Më duket e çuditshme që të bësh akuzën se kur nuk këndon himnin, nuk je një gjerman i mirë. Është gjë e mirë të këndosh himnin por kjo nuk provon që lojtari ka cilësi dhe që është gati të japë gjithçka në fushë. Ne të gjithë jemi të lumtur për atë që ka bërë dhe po bën kjo skuadër për integrimin në Gjermani”, tha Lëv duke iu referuar lojtarëve të shumtë në radhët e kësaj përfaqësueseje që nuk kanë origjinë 100% gjermane.

Tekniku ka pranuar më pas se pakënaqësitë më të mëdha i ka patur pas humbjes në gjysmëfinalen e Euro 2012 përballë Italisë, ku media iu vërsul ashpër ekipit kombëtar.

“I pranoj kritikat dhe mundoj të nxjerr mësime nga ato, por jo të gjitha janë të pranueshme. Para ndeshjes me Italinë, kishim fituar 15 ndeshje zyrtare radhazi, që është një rekord botëror. Do të ecim në të njëjtën rrugë, por kuptohet që do të bëjmë disa korrigjime të nevojshme”.

“Pas Botërorit të Afrikës së Jugut, deshëm të krijonim një ekip që mund të fitojë tituj. Për këtë arsye, humbja me Italinë ishte veçanërisht e dhimbshme. Tani kemi punë për të bërë për të identifikuar gabimet tona dhe për t’i korrigjuar ato në dy vitet e ardhshme”, tha trajneri i përfaqësues gjermane.

2 komente në “Lëv kujton dhimbjen e humbjes me Italinë”

  1. Martin says:

    Joakim, e di qe s’ke nga ta lexosh mesazhin tim, por dhe po ta lexoje, jam shume i bindur qe s’do ta merrje parasysh. Gjithsesi, meqe kjo faqe ma krijon mundesine qe te shprehem, po perfitoj nga rasti te them se fakti qe Gjermania fitoi 15 ndeshje rradhazi eshte thjesht per statistike, ndaj fute ne sirtar dhe mos na e kujto me. Nje keshille e imja, do ishte – nderro taktike loje… Loja e Gjermanise me krose nga krahet eshte shume e lexueshme. Duhet kombinuar me lojtare te qendres, ndaj identifiko dhe stervit lojtare te ketij roli. Dhe dicka te fundit, personalisht do kisha qene qe ti te ishe zevendesuar, megjithate, qendrimi yt mund te jete nje ogur i mire, nqs do te benim nje paralelizem duke iu referuar qendrimit te Berti Vogtsit duke fituar europianin e 96, pasi nuk dha doreheqjen si pas 92 ashtu dhe pas 94! Por… nese fiton ndonje kompeticion, jep menjehere doreheqjen si Kajzeri i madh… ndryshe do perfundosh si Vogts qe ne 98 u eleminua nga kroacia 3-0!!!
    Ps: Jam tifoz i cmendur i Gjermanise, ndaj suksese!

    1. Uollas says:

      Winston Churchill ka thene: Italianet humbasin lufterat sikur te qene ndeshje futbolli dhe ndeshjet e fubollit sikur te qene luftra.

      Ka peshe fanellja e Italise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje