Ekipi i futbollit i femrave të Japonisë fluturoi për në kthim nga Lojërat Olimpike në klasin e biznesit. Lajmin e bën të ditur federata japoneze.
Ekipi ishte ankuar se kur shkuan për në Londër, ata fluturuan në klasin ekonomik, ndërkohë që ekipi i meshkujve ishte në klasin e biznesit.
Federata tha se ata fluturuan me këtë klas pasi fituan medaljen e argjendtë.
Ekipi i femrave u kthye të shtunën nga Britania (jo si ekipi shqiptar që është akoma në Britani), pasi humbi në finale ndaj Shteteve të Bashkuara.
Federata japoneze thotë se meshkujt kanë fluturuar me klasin e biznesit pasi janë profesionistë. Ata fluturojnë me këtë klas që prej vitit 1996.
Komiteti Olimpik i Japonisë kishte prenotuar kryesisht bileta në klasin ekonomik.