Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira, i është kundërpërgjigjur ashpër të gjithë kritikave ndaj tij dhe shokëve të përfaqësueses të cilët akuzoheshin se nuk jepnin maksimumin për kombëtaren pasi nuk këndonin himnin e flamurit para ndeshjeve.
“Kritikat ndaj trajnerit Lëv për këtë çështje janë krejtësisht të ekzagjeruara. Njerëzit u munduan të gjenin shkaqe nga më të ndryshmet për humbjen tonë, por ne fituam Evropianin U-21 me 8 lojtarë me origjinë jo-gjermane dhe askush nuk tha asgjë, për më tepër na festuan si heronj. Siç tha edhe vetë trajneri, është më e mirë të këndosh himnin, por kjo nuk përcakton nëse ndokush është një gjerman më i mirë”, tha lojtari 25 vjeçar që ka babanë tunizian dhe nënën gjermane.
“Dikush është gjerman i mirë nëse flet këtë gjuhë dhe jeton sipas traditave të vendit. Të devijohet kjo çështje vetëm mbi faktin nëse këndon apo jo himnin duke e cilësuar një gjerman të keq atë që nuk e bën një gjë të tillë, është krejtësisht e padrejtë. Unë nuk e kam kënduar himnin që kur kam filluar në kombëtare, në moshën 15 vjeçare dhe nuk do ta ndryshoj një gjë të tillë. Kjo është gjithashtu edhe pjesë e përgatitjes time psikologjike para ndeshjes. Të këndoj himnin apo jo nuk ka të bëjë aspak me atë që unë jap në fushën e lojës”, ishte reagimi i ashpër i mesfushorit të Real Madrid.
Më pas, futbollisti konfirmoi edhe një herë se e gjithë skuadra mbështeste 100% trajnerin Joakim Lëv që e ka drejtuar Gjermaninë në 3 gjysmëfinale turnesh madhorë radhazi. “Kemi 100% besim te ai. Një trajner tregon kuraje kur ndërmerr rreziqe me vendimet e tij dhe askush nuk mund ta kritikojë për lojtarët që përzgjedh në formacion”.
ME SHUME SE I SINQERTE. NUK ESHTE FAJI I TIJ .BRAVO .DESHTIMET me ITALINE gjermanet duhet t’i kerkojne TEK FODULLEKU I TYRE DHE TEK SEDRA E SEMURE KOMBETARE ,SEDER ME TE CILEN LOZI HITLERI QE ISHTE PSIKOLOG DHE E SHFRYTEZOI PER QELLIMET E TYRE . TANI KETA GJERMANET TE CILET JANE NE FAKT ME SHUME ” NACIONALISTE ” POR ME TE FSHEHUR SE NE KOHEN E HITLERIT DUHET TE GJEJNE MODULE TE TJERA DHE TE MOS VAZHDOJNE VETEM ME “KEMBENGULJEN ” e tyre por te jene me fleksibel ne fushen e lojes dhe jo megallomane . tjeter gje : turp per nje komb 90 MILIONESH SI DHE FRANCA
QE NUK BEJNE DOT NJE 11-SHE ME GJERMANE ,POR PER TU DUKUR “KONTEMPORANE” THERRASIN JENICERE NE KOMBETARE . SIC E PATE DHE NGA EUROPIANI FITOI KOMBETARJA ME SOLIDE DHE ME KOMBETARE ,SPANJA.