Mesi-Barça, një kontratë të përjetshme

16 Gusht 2012, 12:18Sport TEMA

Barcelona ka vendosur që t’i ofrojë yllit të saj, Lionel Mesi, një kontratë që do e lidhte përjetësisht argjentinasin me klubin blaugran. Kjo bëhet e ditur nga “El Mundo Deportivo”.

Mesi dhe Barcelona janë një çift fituesish dhe këtë e tregojnë rezultatet. Argjentinasi shënon me rregullsi të frikshme dhe edhe pse është vetëm 25 vjeç, ka mundur që të fitojë tre herë “Topin e Artë” deri më tani. Barcelona ndërkohë, falë ndihmës së madhe të Mesit, gjatë këtyre viteve të fundit ka marrë dhjetra trofe, duke u bërë klubi numër një në botë ndoshta i të gjitha kohërave.

Kontrata e Mesit përfundon në vitin 2016 dhe drejtuesit e Barcelonës nuk kanë asnjë ngut për rinovimin e saj. Për më tepër që Mesi nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet nga Barcelona. Por, kontrata e përjetshme më shumë do të ishte një gjest dashurie e Barcelonës ndaj argjentinasit.

4 komente në “Mesi-Barça, një kontratë të përjetshme”

  1. BREGU I DASHIT says:

    UROJ QE TE NA MAGJEPS EDHE ME SHUME ME MAGJITE E TIJ . PER MUA DO T’I SHKONTE PER SHTAT kenga e CLAUDIO BAGLIONIT ” QUESTO PICOLO GRANDE AMORE” . MAGJIKU MESI ESHTE I “VOGLI i MADH ” PIKERISHT SE ESHTE SHUME I THJESHTE DHE NATYRAL DHE SE I ZGJIDH SITUATAT ME NJE SHPEJTESI ,INTELIGJENCE DHE QETESI TE JASHTEZAKONESHME NE FRAKSION SEKONDE ,KUR TE TJEREVE DO TU DUHESHIN MINUTA DHE MINUTA TE TERA APO ORE TE BENIN ATE QE BEN AI . UROJ QE TE RRITET AKOMA ME SHUME ASHTU SIC DEKLAROJ DHE VET NE ” MIQESOREN ” ME BRAZILIN KU SHENOI PLOT 3 HERE DHE PER ME TEPER ME GOLA SPEKTAKOLARE .

  2. abu Zeni says:

    oh cja ke fut kot bregu, ajo kenge questo picolo grande dashuri nuk eshte e claudio baglionit joooo por eshte kenga e cunit te sheqeres ne festivalin e Vicidolit, ai shquhet per muzikalitet ku timbri zerit embel i shkon shume per shtat embelsia e fytyres
    http://imazheshqip.blogspot.ca/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html?showComment=1345048550130#comment-c7365839041729722879

    1. Miri says:

      Mos tu thafshin krahet, nuk e meriton Steven Tyler ti besh kete montazh.

  3. fieri says:

    bravo barca beje messin te tendin per jet se e meriton cdo gje ai. pa messin do ishit thjesht nje skuader e mir si mancesteri ose byerni pr me te jeni nje ekip madheshtor klass. rroft barcelona per jet .kenga me e mir per kete duhet te jet llokum me arra.hajt hajt dridhe bythen. pa kuptim e di por vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje