Miqësorja e radhës e kombëtares shqiptare i ka treguar trajnerit Xhani De Biasi se do të jetë shumë e vështirë që kjo përfaqësuese të arrijë rezultatet e shpresuara nëse nuk gjen sa më parë një mesfushor organizator. Këtë e ka bërë të qartë vetë tekniku i kuqezinjve pas ndeshjes me Moldavinë, të mbyllur në barazim 0-0, ku kombëtarja u shfaq me një lojë krejtësisht pa ide.
“Ishte ndeshje e vështirë, pasi lojtarët tanë nuk janë në formën më të mirë. Për më tepër, patëm vështirësi në ndërtimin e lojës, pasi repartet nuk funksionuan siç duhet. Prisja më shumë nga reparti i mesfushës, sepse aty kishim më shumë vështirësi nga të gjithë repartet”, deklaroi trajneri italian i përfaqësueses.
“Moldavët nuk kishin një skuadër më të mirë se e jona, por ishin më të freskët në fushë pasi kampionati i tyre ka filluar prej kohësh. Ndoshta nëse takimin do ta luanim pas 2-3 javësh, mund ta fitonim. Gjithsesi, këtë ndeshje unë e përdora për të bërë eksperimente dhe mora përgjigjet që doja si nga sulmi, ashtu edhe nga mbrojtja”.
“E nisëm lojën mirë dhe po të kishim shënuar, do të flisnim ndryshe tani. Nuk do të marr me radhë të gjithë lojtarët, them vetëm që Cana e Mavraj ishin në një formë të mirë, ndërsa mesfushorëve u mungonte përgatitja fizike në këtë sfidë. Tani do të ulem të mendoj për të bërë korrigjimet e mia për ekipin para ndeshjes me Qipron”, deklaroi trajneri italian që duket se ka kuptuar se ka shumë punë për të bërë që të ndërtojë një ekip konkurrues me lojtarët që kanë dispozicion. /lajmeshqip
hair zeqiri mund ta bej shume mire ate rol pasi dhe te flamurtari ate rol ka bere . ka teknik qetesi dhe vizion ne loje, vetem se i duhet dhene me teper besim.
Turp e faqja e zeze,nje loje mizerabel e ekipit shqiptar duke u shfaqur shume inferior ndaj nje ekipi arixhinjsh”Kjo tregon edhe njehere se sa nivel te ulet kemi,si dhe ne te gjitha aspektet e tjera, duke vertetuar se jemi race e dores se trete ne Europe.
kulla e bjeshkve-nje ekonomi e forte suporton nje sport te forte. Ne kemi ekonomi leshi dhe si rrjedhim s’kemi sporte. Shiko se si po ngjitet Zvicra ne nivelin e sporteve. E pra aty jane 5 lojtaret kryesore qe jane shqiptare. Ke ndonje gje per te thene per inferjoritetin e rrace shqiptare tani? Si cdo komb edhe ne kemi njerez te afte dhe inferiore sic i quan zotrote. Ti me siguri ben pjese ne kategorine e dyte …
Sa per dijeni pyll pa derra nuk ka,,dhe mgjiate futbollistet shqiptar te Zviceres kane lindur dhe jane rritur jasht Shqiperise….E kam fjalen qe Shqiperia ka treguesit ekonomik,shoqeror,shendetesor,arsimor,mjedisor,kulturor,etj,etj nga me te ultiat ne Europe.Kjo nuk do te thote qe nuk ka talente dhe kualitete,por ato nuk lejohen te shfaqen,sepse menyra e te jetuarit me mentalitet mesjete dhe otomane,dizarmonia shoqerore,xhelozia per tjeterin,fyerjet dhe percmimet reciproke ne aspektin fetar,krahinor dhe racor,dhe pa haruar produktin politik idiot dhe medioker te ketij populli bejne ate qe ne te shifemi me nje sy tjeter ne europe dhe ne bote.
KA VETEM NJE ZGJIDHJE . ZGJIDHNI TE KEQEN ME TE VOGEL. KLLONONI ERVIN SKELEN .DERI ME SOT VETEM AI KA DITUR QE TJA NDERROJE “MARSHET ” MAKINES SHQIPTARE …. PORSE GJATE TE GJITHE KOHES KA QENE I RRETHUAR NGA IDIOTER LOJTARE PA PIKE INTELIGJENCE DHE XHENTILENCE . ME VJEN KEQ PER DE BIASIN PER DERISA ARRIN TE MBAJE AKOMA BOGDANIN (PER TE CILIN KAM RESPEKT SE ESHTE PROFESIONIST ) ,POR KJO TREGON SE SA SHTERPESI PARAQET FIDANISHTJA SHQIPTARE . KOMBETARJA ESHTE FYTYRA E SHTETIT .MOS PRISNI ME SHUME .
de biazi nuk kemi seder ne shqiptaret per te luajtur futboll,po eshte ndonje ghe per te vjedhur na ke te paret ,shiko futbollistet tane te pa ngrene te pa shpyrt ,shteti i qelbur i sali kadafit ,nuk bejne asghe ,nuke kemi nje stadium te mire ,asghe turp turp ,pra si eshte shteti eshte dhe sporti ,mer ato para qe te japin dhe ik .me qipron tifozat nga kosova mos te harojne flamurin turk ,se per keto jemi te paret turp turp
Dje e paska mor vesh qe s’kemi organizator?
Kjo kombetare e ka treguar veten qe nuk ngrihet ne nivelet cilesore,laj thaj,keta jane.
Me vjen keq per Xhani De Biasi qe nuk e pranon realitetin.
Ne klasifikimin perfundimtar do jete ne nivelin e trajnerve shqiptar,bile e mos me keq.
Futbolli kerkon nje investim serioz 10-15 vjeçar,pastaj duhet te pretendojme per nje ekip kombetar cilesor.
Futbollin dhe sportin ne teresi nuk e ngrejne magjistaret.
nuk mjafton talenti,duhet pune pune dhe vetem pune,me sportiste dembela nuk ka rrezultate,te barazosh me moldavine 0 me 0 ne tr eshte turp.