Lajmi i arritjes së një akordi mes Arsenalit dhe Mançester Junajtid për transferimin e Robin Van Persit në radhët e “djajve të kuq”, është shoqëruar me reagime mjaft të ashpra të tifozerisë së ekipit londinez.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar këtë si një transferim të turpshëm, duke patur parasysh se Van Persi kishte 8 vite në radhët e “topçinjve”dhe nuk pritej që ai t’i tradhtonte për të shkuar në radhët e një ekipi tjetër në Angli.
Në rrjetet sociale në internet ka filluar iniciativa e djegies së fanellave të Van Persit dhe postimi i fotove të tyre në Facebook apo Twitter, iniciativë e përkrahur në masë nga tifozët e Arsenalit që kanë publikuar me krenari shkrumbimin e fanellave.
Por më i ashpër ka qenë reagimi i një ish-shoku të skuadrës së futbollistit holandez, mbrojtësi Emanuel Ebue, i cili tashmë është i transferuar te Gallatasaraj.
“Asnjë respekt, asnjë mëshirë për një gomar holandez. Më vjen keq por nuk mund të respektoj një kapiten që braktis anijen e tij. Venger ia doli mbanë përsëri: ka shitur me një çmim të mirë një lojtar të mbaruar. Ai është biznesmen i vërtetë. Van Persi nuk do të jetë kurrë më i njëjti”, ishin fjalët e futbollistit nga Bregu i Fildishtë në adresën e tij në Twitter, që është mbështetur nga dhjetëra tifozë të Arsenalit.
A me i thene jevgut te Bregut Shyqyr qe nuk paska pas femije Van Persi me Arsenalin
SHume dakord me EBUEN . VAN PERSIE do te jete dhe do ta pesoje njelloj si SHEVCENKO dhe KAKA – MUTI QE NGA TE LAVDISHEM PER 20 MILIONE U KTHYEN NE LIMONE TE SHTRYDHUR DHE HUMBEN FAMEN . LEGJENDARET MODERNE JANE VETEM PAOLO MALDINI ,FRANCHESCO TOTTI DHE I MADHI DEL PIERO . SHume shpejt m. united do te pendohet por askush nuk do t’ia bleje kete KARAVIDHE. EKIPI ME I DGJENERUAR NE EUROPIAN SI NGA ANA TAKTIKE DHE E QENDRUESHMERISE ISHIN HOLLANDEZET KU VAN PERSIE KISHTE ROLIN ME PRIMAR DHE ZHGENJEU TOTALISHT.