Paraqitja e njërit prej basketbollistëve kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë, Klaudio Ndoja, në ndeshjen me Zvicrën, e ka bërë të qesh kapitenin e Serbisë, Nenad Kërstic, ka raportuar të enjten sajti “blic.rs”. Shqipëria, të mërkurën mbrëma në Tiranë, u mposht nga Zvicra me rezultatin 76:51, në ndeshjen e parë eliminatore për “Eurobasket 2013”. Shqipëria ka pritur shumë nga Ndoja që bën karrierë në Itali. Por, shkodrani dështoi plotësisht. Ai shënoi vetëm dy pikë, nga po aq tentime nga gjuajtja e lirë. Nga loja nuk qëlloi asnjëherë. Pati plot 17 tentime. Dështoi të shënonte në tetë tentime për dy pikë dhe në plot nëntë tentime për tri pikë. Megjithë formën e dobët të Ndojës 27-vjeçar, përzgjedhësi Roland Avrami e la atë në parket më së gjati, plot 38 minuta. Durimi i Avramit e ka çuditur edhe Kërsticin, që aktualisht luan për CSKA Moskën, ndërsa më herët ka bërë karrierë edhe në NBA.
“Ndoja i Shqipërisë pati gjuajtje nga loja 0-17 për 38 minuta… Çfarë durimi i trajnerit”, ka shkruar Kërstic në rrjetin social “Twitter”, përcjell “blic.rs”.
Në ndeshjen me Zvicrën, Ndoja (198 cm) pati katër kërcime, një asistim e dy topa të rrëmbyer. Shqipëria luajti dobët dhe asnjëherë nuk rrezikoi fitoren e Zvicrës që u paraqit pa lojtarin më të mirë të saj, Thabo Sefolosha. Te Shqipëria lojtari më efikas ishte boshnjaku nga Mali i Zi, Ersid Luca që ndeshjen e mbylli me 12 pikë e shtatë kërcime. Luca që luan në pozitën e qendrës ka bërë karrierë në të gjitha skuadrat e forta kosovare, ndërsa ka luajtur më herët edhe për përfaqësuesen e Kosovës.
“Ndeshja ishte e fortë. Ne prisnim të fitojmë për shkak të përvojës së mëhershme me këtë përfaqësuese. Nuk ishim me fat, por shpresojmë që të përmirësohemi në ndeshjen e radhës”, ka thënë përzgjedhësi Avrami pas takimit.
Në të vërtetë Shqipëria vlerësohet ndër përfaqësueset më të dobëta në Evropë. Thuajse vazhdimisht përfundon e fundit në grup në eliminatore.
Klaudio Ndoja ka shtetësi të Shqipërisë e të Italisë. Njihet me nofkën “gladiatori”. Është kapiten i skuadrës italiane Enel Brindisi që u promovua në Serie A, pasi edicionin e kaluar fitoi plejofin e kategorisë së dytë.
O gazetare injorante qe su bote i here njerez.Na e shpifet se nuk dhate nji here nji lajm te pasqyrume me te dhonat e duhura.
Po ose ore injoprante ka boshnjake ne Mal te Zi ato jane shqiptare te Plaves E gucise.
Kurre mos te dalte gazeta ne treg po su msute me dhone lajme tamom dhe jo gjysma gjysma.
@ tani – Edhe komenti juaj, tamom = cope cope eshte :- (
Shpresoj ta keni nga leximi i artikullit te mesiperm e t’ju kaloje shpejt ?
Relax:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/alexander-mcqueens-f-2012-campaign-video.html
nga artikulli e kam se sa e lexova me erdhi me dhi ne e shkrujta i cik me nxitim.megjithate ene ti shake pyke
EC ATY SHKODRA GJIHTMONE ME BEN KRENARE ,