Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, mendon se skuadra e tij do të ketë sulmin më të fortë në Europë në momentin kur Robin Van Persi do të bëhet partner i Uejn Runit në repartin e avancuar.
“Ata janë dy futbollistë fantastikë dhe do të jetë e shkëlqyer t’i kem të dy në skuadër. Kjo na jep më shumë fuqi dhe kombinime në repartin e avancuar. Në vitin 1999 kisha në skuadër Jork, Kol, Sheringam dhe Solskjaer, katër sulmuesit më të mirë në Evropë. Edhe tani po shkojmë drejt të njëjtës gjë, pasi kemi Havier Hernandez, Uejn Runi, Robin Van Persi, Dani Uellbek dhe Shinji Kagaua”.
“Ky është një koleksion i jashtëzakonshëm lojtarësh dhe shpresoj që të bëj kombinimet e duhura. Është diçka fantastike që të kesh një lojtar si Van Persi që vjen në skuadër dhe jam shumë i lumtur që më jepet mundësia të punoj me të gjithë këto lojtarë”, tha trajneri skocez.
Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka shprehur trishtimin që lojtari po shkon te armiqtë historikë të Mançester Junajtid.
“Përforcimi i një armiku është ana më negative e kësaj humbje. U munduam ta evitonim një situatë të tillë, por nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë. Sinqerisht, do të kisha preferuar ta shisja te një skuadër jashtë Anglisë, si te Paris Sent Zhërmen për shembull”.
“Van Persi është një lojtar i madh dhe është gjithmonë trishtuese të humbasësh një futbollist të tillë, por duhet të marrim në konsideratë realitetin ekonomik dhe dëshirën e lojtarit. Ai ishte vetëm 21 vjeç kur erdhi dhe largohet 29 vjeçar nga këtu, gjë që rrit më shumë mërzinë”, tha trajneri francez rreth marrëveshjes se realizuar një natë më parë.
Fjalet jane te kota …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Nuk jam i sakte ne se keto jane mendimet e FERGUSONIT apo ja kane vene ne gojen e tij gazetaret . Te them te drejten asnjeher nuk e kam pelqyer stilin e lojes se ketij skocezit ,dhe nga ana tjeter po mundohem ti therras kujteses sime te hereshme te viteve 1966-1976 ne se ky ALEXI ka luajtur ndonjehere futboll ne rrangje te larta ne ishull apo jo se ne ate kohe shquheshin ne skoci REINGERS dhe CELTIK ,KURSE NE ANGLI TOTENHAM HOTSPUR , CHELSEA IPSWIC TOWN E KU DI UNE . KY ME KUJTON AS ME SHUME E AS ME PAK POR RALF RAMSEY-in e ANGLISE QE LOJEN E TIJ NE KOMBETARE E MBESHTESHTE TEK CENTRATAT NGA KRAHET ,KOHE E CILA KA VDEKUR QE NE VITET ’70. TE BESH SULMIN E M.UNITED -it te tanishem me te fortin e EUROPES DUHET TE INJOROSH MAGJIKET E BARCELONES apo ujqerit e REAL MADRIDIT .UAYN ROONEY NUK U AFROHET FARE PER NGA INTELIGJENCA , POR SI KALE PO ,KURSE VAN PERSIE ESHTE NJE HOLLANDEZ TEK TE CILET KARAKTERI DHE BURRERIA KANE VDEKUR ME KOHE ,POR DHE SI MERCENARE NUK KANE DHENE PROVA BINDESE PERJASHTO TRE-shen e MILANIT NE VITET 1987-1990 SI DHE TE PALODHURIN EDGAR DAVIDS TEK JUVENTUSI QE JEPTE SHPIRTIN NE FUSHE . HABITEM SE SI MUND TE QENDROJE AQ GJATE NJE TRAJNER NE STOL ,PAMVARESISHT SUKSESEVE ,POR ME SHUME ME HABIT FAKTI SE ASNJE TRAJNER NUK DESHIRON TE TRAJNOJE M.UNITED-in . fergusoni do te kete qene nen EFEKTIN E AVUJVE TE WISKIT KUR KA BERE NJE DEKLARATE TE TILLE . UNE MUND TE THEM SE 4 VENDET E PARA ME SULMIN ME TE MIRE NE EUROPE JANE TE HIPOTEKUARA ,por FERGUSONI eshte si MURINJUA kerkon me cdo kusht qe te FAKTORIZOHET .