Lojtarët e skuadrës së futbollit të Izraelit janë paralajmëruar për një “rrezikshmëri të lartë” të sigurisë së tyre gjatë qëndrimit në Budapest ku luajtën një miqësore përballë Hungarisë të mërkurën.
Pas kthimit në vendlindje të enjten, trajneri Eli Gutman tregoi se delegacioni izraelit ishte lajmëruar nga oficerët e sigurisë për rrezikun që ekzistonte, sapo kishin shkelur në Budapest.
“Nuk e di se sa nga kjo dihej në Izrael, por lojtarët ishin në njohuri të situatës, pasi kishte paralajmërime të ndjeshme për një sulm të mundshëm ndaj nesh”, tha Gutman në aeroport, i pritur nga gazetarët vendas.
“Autobusi ynë u largua nga stadiumi pas ndeshjes i shoqëruar me eskortë policore dhe me sirena të ndezura, në mënyrë që njerëzit të mendonin se ne ishim brenda tij. Por në fakt, të gjithë ne pritëm në stadium dhe u larguam më pas me një autobus tjetër, ku të gjitha perdet e dritareve ishin të ulura që të mos dallohej se kush ishte brenda”, tregoi trajneri izraelit.
Ndërkohë, policia në Hungari ka bërë të ditur se nuk ka patur asnjë rrezik gjatë qëndrimit izraelit, e aq më tepër në stadiumin “Ferenc Pushkash” ku u luajt takimi në fjalë.
“Nuk ka patur asnjë kërcënim terrorist ndaj futbollistëve të kombëtares izraelite”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e policisë në Budapest, Betina Kovacs.
Izraelitët udhëtojnë zakonisht me rojet e tyre të sigurisë dhe pjesëtarë të shërbimeve sekrete që i shoqërojnë në çdo aktivitet, për të minimizuar rrezikun ndaj sigurisë së tyre./lajmeshqip
Pune qe zgjidhet!
kerkoni ndihme dhe jua garanton sigurine e plote!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html
Perderisa shteti terrorist i Izrahellit do te vazhdoje te vjedhe, torturoje e vrase te pafajshmit, si dhe te vazhdoje te jete vater konflikti e lufte, kermat me pasaporte te shtetit sionist gjithmone do ta kene koken ne traste, vafshin ne Australi, Hungari apo Japoni!