Viktor Valdes me patentë false për barkë

19 Gusht 2012, 14:05Sport TEMA

Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, si dhe ish-futbollisti i Atletik Bilbao, Valencia e Levante, Asier Del Horno, akuzohen së bashku me rreth njëqind persona të tjerë në Spanjë për mashtrim dhe evazion ndaj ligjeve të shtetit spanjoll.

Dy lojtarët, ashtu si të tjerët, kanë patenta false për nisjen e varkave me vela dhe motoskafëve. Lami është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve spanjolle “ABC”, e cila ka sqarua se çështja ka disa muaj që shqyrtohet nga drejtësia spanjolle.

Personazhet e famshëm në Spanjë, për të evituar pjesëmarrjen në testin e bezdisshëm për patentën nautike dhe orëve lundrim të detyrueshme me instruktorët, i drejtoheshin disa falsifikatorëve të cilët ua siguronin atë pa marre pjesë në test, sepse ishin ata që zhvillonin testin në vend të tyre, mjaftonte që të paguheshin mjaftueshëm.

Pilot i MotoGP, Dani Pedroza, u akuzua publikisht në muajin prill se kishte qenë pjesë e një skeme të tillë dhe ai e pranoi fajin duke kërkua falje publike.

Tani e kanë radhën edhe dy futbollistët, ku Del Horno ka pranuar menjëherë fajin, duke thënë se nuk ishte në dijeni të ligjeve spanjolle për sigurimin e patentave për barkat dhe motoskafët.

Ndërsa Viktor Valdes ka hedhur postë çdo lidhje të mundshme me këtë grup kriminal, ndonëse nuk ka ditur të shpjegojë faktin se pse një kopje e dokumenteve të tij të identitetit gjendeshin në pronësi të grupit kriminal që shpërndante patentat nautike./lajmeshqip

3 komente në “Viktor Valdes me patentë false për barkë”

    1. Ben Chicago says:

      diplomen e shkolles se bashkuer enver hoxha bujar nishani nuk e ka fallco
      te gjitha te tjerat po

  1. Marini says:

    Sa komentues kot qe jeni ….
    sporti eshte vetmja faqe qe shikoj tek tema dhe ketu ma fusni politiken
    Jemi njerez kot qe smund te jetojme pa mashtrimin e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje