Bolt: Ferguson nuk do të ulërinte me mua

18 Gusht 2012, 11:24Sport TEMA

Usain Bolt vazhdon të shprehet publikisht se është një futbollist që mund t’i shërbejë Mançester Junajtid, edhe për faktin se mendon që ka imunitet ndaj zemërimit legjendar të Aleks Ferguson. Sipas sprinterit xhamajkan, nëse ai përkushtohet 100% në këtë objektiv, e ka të lehtë të sigurojë një vend në formacion përkrah blerjes së re të “djajve të kuq”, Robin Van Persi.

“Do të shkoja, nëse më paguajnë mirë. Kjo është e vetmja gjë që do të dëshiroja të provoja, pasi mendoj se jam shumë i mirë”, tha ai i ftuar në një emision televiziv britanik.

I pyetur nëse arrin të përballojë trysninë e Aleks Ferguson, ulërimat e famshme të të cilit kanë marrë nofkën “tharësja e flokëve”, Bolt nuk duket i shqetësuar.

“Unë do të jem aq i mirë sa ai nuk do të ketë nevojë të përdorë “tharësen e flokëve” me mua. E vetmja gjë që më shqetëson është shiu i pandërprerë në Mançester, një jetë krejtësisht ndryshe nga ajo në Xhamajka”, tha ia.

Megjithatë, edhe nëse Bolt do të zgjedhë të vazhdojë një karrierë sportive alternative, ai ka vendosur që të mos braktisë sprintin dhe synon që shumë shpejt të thyejë përsëri rekordet e tij botërore.

“E kam thënë që për garën e 100 metrave, mundësia është që të ul kohën në 9.4 sekonda, por këtë sezon nuk kam qenë në maksimumin tim. Kur fillova të vrapoja, njerëzit thoshin 9.7, nuk arrihet më shumë! Pastaj ata thanë 9.6 dhe tani 9.5. Unë për vete mendoj se gjithçka është e mundur. Nëse punon shumë dhe nuk ke dëmtime, gjithçka është e mundur. Trajneri im thotë se do të jem në majë të botës nëse vazhdoj me këto ritme, deri në ditën kur të vendos të tërhiqem”, tregoi Bolt.

3 komente në “Bolt: Ferguson nuk do të ulërinte me mua”

  1. s says:

    Mire thon kur bohet jevgu me pare nuk mbahet

  2. Robert says:

    i rrofshin paret.
    Ne maj shkova me cruise ne karaibe ku ndaluam per nje dite ne Jamajka,vend me te varfer nuk me kane zene syte.
    Vetem per nje gje qe mire atje,droga qe sheshit,sidomos marihuana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje