Juventusi thuhet ka vendosur të pranojë ofertën e PSZH për të shitur Stefen Lihtshtajner. Futbollisti zviceran po ndiqet me ngulm nga parisienët që kërkojnë një përforcim cilësor për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Juventusi e mori lojtarin një vit më parë nga Lacio për 10 milion euro, ndërsa tani mund të përfitojë të paktën 15 milionë euro nga shitja e tij.
Për më tepër, bardhezinjtë nuk kanë nevojë të kërkojnë një zëvendësues mëse të vlefshëm për këtë pozicion, pasi kanë në skuadër Kaceres e Isla, të cilët luajnë në të njëjtin pozicion.
Skuadra torineze është gati të pranojë edhe një tjetër ofertë, atë për shitjen e Reto Zigler, i cili kërkohet nga Stouk për 3 milionë euro. Lojtari nuk bën pjesë në planet e skuadrës bardhezi dhe do të pranonte menjëherë të largohej drejt një klubi ku ka mundësinë të luajë si titullar.
Me paratë e siguruara nga këto dy shitje, duke i shtuar edhe ato për Felipe Melo nga Gallatasaraj, Juventus do të kishte një shifër të kënaqshme për të investuar për blerjen e Lorente apo Jovetiç para mbylljes së merkatos së verës, duke afruar në ekip “yllin” që u është premtuar tifozëve.
PSZH, do beheni pishman, blijeni dhe kete!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html