Siti, ofertë “pa dashje” për Mesin

19 Gusht 2012, 16:26Sport TEMA

Mançester Siti ka bërë gabimisht një ofertë prej 30 milion paund për Lionel Mesin. Oferta në fjalë ka ndodhur pas një keqkuptimi në komunikim mes zyrtarëve të klubit, kur sheiku Mansur e bleu Mançester Sitin për 210 milion paund në vitin 2009.

Kuptohet që oferta e Sitit u hodh poshtë menjëherë nga Barcelona dhe drejtuesit e kësaj skuadre hodhën sytë nga Robinjo, i cili iu bashkua ekipit vetëm pak orë më vonë duke u blerë për 32 milion paund nga Real Madrid.

Zbulimi i kësaj ngjarje u bë nga ish-shefi i klubi anglez, Geri Kuk, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë në një libër të botuar rreth historisë së klubit. Ai shpjegon se gjithçka ndodhi gjatë një bashkëbisedimi në telefon me sheikun Mansur, kur po detajoheshin planet e klubit.

“Një nga zyrtarët bëri një koment të tipit “it’s all getting messy” (po bëhet gjithçka lëmsh). Nga telefoni dhe mënyra e komunikimit që po bëhej, kjo në mënyrë të çuditshme u transformua në “get Messi” (merrni Mesi). Një ofertë prej 30 milion paund u bë menjëherë për argjentinasin. Është e panevojshme të sqaroj se ajo u refuzua menjëherë nga Barcelona”.

4 komente në “Siti, ofertë “pa dashje” për Mesin”

  1. BB says:

    Le ta bejne edhe me dashje, nuk behet qameti.U shiten Pele, Maradona, Van Basten,Rummenigge, CR7, … nuk po shitet nje bythe Messi,
    Per te gjithe ka nje cmimi
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

  2. lesi says:

    Per cdo lojtar ka cmim por jo per Mesin nuk ka cmim o BB ne qofte se e njihni futbollin.

  3. elda says:

    O zoti BBY.nuk behet fjala per te shitur nje byth por nje yll futbolli qe eshte veshtir ti vij botes.RRespekt ne e njihni futbollin zoti BBY.

  4. GAZEP 52 says:

    Po ti shkruaje mire te shkreten ate emrin e ekipit se kujtum se mos e ka kerkuar ndinje ekip shqiptar ceshte ajo “Siti “pale po e ke vene edhe si titull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje