Xherdan Shaqiri ka treguar përsëri se meriton që të shihet si një titullar të Bajern Mynih, ndonëse për momentin po luan si zëvendësues i Frank Riberi. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Jahn Regensburg, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy pasime, në suksesin 4-0 të skuadrës së tij.
Shaqiri e filloi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, duke hyrë në vend të Frank Riberi, kur rezultati ishte 1-0 për bavarezët me goli e shënuar nga Manxhukiç. Impakti i tij me fushën e lojës ishte i menjëhershëm pasi iu deshën vetëm 15 minuta për të shënuar një gol të shkëlqyer me goditje dënimi.
Më pas, ai ishte gjithmonë një nga rreziqet kryesore për portën kundërshtare. Jo rastësisht, të dy golat e tjerë të shënuar nga Bajerni në minutat në vazhdim me Manxhukiç e Pizarro, erdhën pas pasmeve të sakta të mesfushorit shqiptar.
Në fund, nuk mund të mungonte edhe një batutë me humor e futbollistit i cili nga mediat gjermane është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes.. “E shihni që nuk jam vetëm ai ‘i vogli nga Zvicra’”, ishin fjalët e lojtarit pas përfundimit të këtij takimi. /lajmeshqip
Bravo Gjerdan Shaqiri, te ndjekim me vemendje! Suksese!
Je ndopak xheloz per kete blerjen?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Xherdani eshte lojtar i shkelqyer ,ai di edhe te shenoje gol por ka edhe shume fanmtazi ne loje . Ne ndeshjen kunder Kroacise komentatori angles thoshte se Shaqiri eshte arkitekti i lojes )astaj kur leviste me top Shaqiri komentatori anglez ulerinte : …..what a lovely run ….. Hahahahahaha . Ne duhet patjeter ti lutemi Hashim Thacit qe tu thote ketyre cunave te Kosoves te mos lozin ne ndeshjen kunder nesh ,se po lozen do na bejne hale fare hahahahahaha
BROVO SHAQIRI PO ECIN LOJTARET KOSOVARE KUDO NE BOTE ME MIRE SE LOJTARET SHQIPETARE PUNOJNE ME SHUME ATA SUKSESE.
Ju kosovaret mos fusni pyka kot, jo keta jane me te mire keta jane me te keqinj, se kjo tregon se keni komplekse.
Me Xherdan Shaqirin mburret cdo shqiptar kudo ku eshte dhe sukseset e tij gezojne gjithe shqiptaret.
bravo tema,i lexova tri gazeta te kosoves dhe asnjera nuk ka shkru per ket ndeshje shum te mir qe shkelqeu lojtari ma i mir qe e ka shqiptarija momentalisht Xherdan Shaqirin.Sot luan edhe Granit Xhaka shpresoj qe edher aj te ket sukses,pershendetje te gjith shqiptarve
WOW ! Tsni po flet ne Gol tv, stacion sportiv amerikan, Granit Xhaka —
Komentatori amerikan po thote ja te dEgjojme ca thote Granit Xhaka mesfushori i talentuar i Borusia Mushengblad —
…..Stacioni amerikan po jep pjese nga stervitja e Borusias dhe nje histori per Borusian
Lojtare super klass keta cunat e Kosoves –Bravo ju qofte
Por une jam me shume tifoz me Granitin , se Graniti e beri te madhe fare
Kendonte hymnin e Shqiperise PER KENAQSI te tij
100 % Jam i bindur se depudetet tane nuk e dine fare hymnin tone , ndersa Graniti lindur e ritur ne Gjermani dhe i dinte te pakten dy strofat kryesore te Hymnit shqiptar
Tamam Bir BESNIK i Shqiperise.-
hahahahaha SKANDAL NE TV AMERICAN !
–TANI PO FLET Shaqiri tek Gol tv,
—-Komentatorja amerikane thote :… Shaqiri talenti i ri mesfushor tek Bayerni i cili eshte i afte ne cdo pozicion …
Ne fakt qenka nje emision vetem per Bayernin dhe Borusian …