Burime brenda klubit të Real Madrid kanë zbuluar skenat e panikut në dhomat e zhveshjeve të kësaj skuadre gjatë pushimit të ndeshjes me Valencian, pas pasojave që i la mbrojtësit Pepe përplasja me Iker Kazijas pak minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes. Ndonëse lojtari luajti me kokën e fashuar për 5 minuta, në momentin që është kthyer në dhomat e zhveshjeve, situata është përkeqësuar në mënyrë drastike, duke shkaktuar panik dhe kaos në radhët e madrilenëve.
Simptomat e para ishin të vjellat dhe një dhimbje e fortë e kokës, që detyruan drejtuesit e klubit të kërkonin menjëherë ndihmën e mjekësve të urgjencës që gjenden zakonisht në stadium. Këta të fundit filluan të kontrollonin gjendjen e lojtarit dhe zbuluan që praktikisht ai kishte humbur kujtesën.
Futbollisti ishte krejtësisht i çorientuar, aq sa nuk po kuptonte ku gjendej dhe i pyetur nga një prej doktorëve nëse dinte se si quhej, ai dha një përgjigje që alarmoi më shumë situatën. “Unë quhem Pablo… Çfarë po bëj këtu?”, ishte fraza e lojtarit që solli edhe vendimin e menjëhershëm të mjekëve për ta dërguar në spital.
Futbollisti më pas filloi të nervozohej pasi nuk po i kthehej kujtesa, duke detyruar mjekët që t’i bënin një qetësues ndërsa e futnin në ambulancë, ndërsa shokët e tij të skuadrës shihnin të gjithë skenën të tronditur.
Lojtari është qetësuar vetëm pasi ka mbërritur në spital dhe sipas asaj që raportuan doktorët atje, është qetësuar gjatë natës dhe është lënë i lirë gjatë paradites të së hënës, por me kusht që këtë javë të qëndronte pushim./lajmeshqip
ky pepe i ka turinjte si petrit skendo
Ben,mos e ke fjalen per nje oficer aviacioni me emrin Petrit Skendo??? Kot sa per kureshtje.Pershendetje
Tani duhet të filloj zanatin e tij të vërtet.Kasap në ndonjë thertore se ky nuk është futbollist.
SIDO QE PEPE ESHTE EMBLEMA E GJALLE E TEORISE DARVINIANE PER ” ORIGJINEN e LLOJEVE ” DHE KUR THEM VERTETON 100% PREJARDHJEN TONE NGA MAJMUNI ( QE NE KETE RAST PRESUPOZON DHE ZHVILLIMIN E INTELEKTIT ) UNE PRAPE PER NJE MAJMUN TE TILLE KAM MESHIRE DHE I UROJ SHERIM TE SHPEJTE QE TE KTHEHET SA ME SHPEJT NE ORIGJINE DHE PASTAJ TE VAZHDOJ TE LUAJE SERITE E VRASJEVE QE I KA LENE PERGJYSEM ,QE TEK LIONEL MESSI. NUK ESHTE VETEM POR KA DHE PERKRAHES ,TE GJITHE MERCENARET E PORTUGALISE QE MILITOJNE TEK REALI I MADRIDIT ME NE KRYE DELIRANTIN MURINJO QE JANE KTHYER NE EKIPIN ME TE URRYER NE BOTE PER MOMENTIN ASHTU SIC U KTHYE INTERI NEN URDHERAT E MURINJOS KUR FITOI GJITHCKA DHE NUK NGELI ASGJE . MURINJO KY PALACO PER NJE GJE DO TE MBAHET MEND : PER ANTI-FUTBOLLIN E TIJ SEPSE KATENACIOS ITALIANE TE SHPIKUR NE VITIN 1958 , E KA PASURUAR ME ELEMENTE TE RINJ ME DERDHJE GJAKU DHE LUFTE GLADIATORESH GJE QE ME SIGURI NUK E KA BERE AS VETE ITALIA ME KOMBETAREN E SAJ DHE PER ME TEPER AS CLAUDIO GIENTILE NUK ISHTE KAQ BARBAR SA PEPE MAJMUNI APO KU DI UNE NJE FARE KAENTRAO ,KUNDER ZICO-s, MARADONES apo PIER LITBARSKIT . TURP .MUND TE FITOJNE GJITHCKA POR ASGJE SEPSE E KAM THEKSUAR QE ME PARE NUK DO TE MBAHEN MEND SIC MBAHET MEND I MADHI STEFAN KOVAC ,APO SE FUNDI DHE PEP GUARDIOLA . JU LUTEM SHIKOJENI NE SURRAT DHE I VINI CMIMIN KETIJ KRIMINELI.