Antonio Konte: I vetmi gabim i imi, që pranova marrëveshjen me prokurorinë

21 Gusht 2012, 17:21Sport TEMA

Antonio Konte ka pranuar më në fund të flasë për mediat rreth çështjes së manipulimit të ndeshjeve në periudhën kur ai drejtonte skuadrën e Sienës në Serinë B. Trajneri aktual i Juventusit ka pranuar se kishte gabuar në vendimin e tij për të pranuarmarrëveshje me prokurorinë, pasi në fakt ai nuk kishte bërë asnjë gjë të gabuar.

“Ka një gjë të cilën nuk do ta bëja më po të kthehesha mbrapa: të pranoja kundër dëshirës fajin. Nuk pranohet faji kur je i pafajshëm, edhe pse avokatët ta këshillojnë ta bësh një gjë të tillë dhe rreziqet e procesit normal janë të mëdha. Ai ka qenë një gabim i madh”, tha Konte duke lëshuar kështu një thumbim në adresë të Juventusit, pasi kanë qenë avokatet e klubit që e kanë këshilluar ta bëjë një gjë të tillë.

“Sigurisht, nuk do të pranoja asgjë, por do të perceptohej diçka krejtësisht ndryshe. Prandaj them që edhe nëse do të kisha sot sigurinë e tre muajve pezullim, përsëri do të mohoja përfshirjen time. Jam dakord me gjykatësit që thanë se 90 ditë nuk janë një dënim i përshtatshëm për mua. Kanë të drejtë, në fakt dënimi për mua është 0 ditë pasi nuk kam bërë asgjë të paligjshme apo nuk kam bërë moskallëzim për diçka që nuk kam dijeni”.

Më pas, trajneri i Juventusit ka bërë të qartë që shqetësimet më të mëdha i vijnë nga mënyra se si është ndërtuar sistemi gjyqësor sportiv në Itali.

“Fenomeni i basteve në sport duhet zhdukur por nuk mund të skualifikosh një person në këtë mënyrë. Çdokush mund të çohet dhe të drejtojë gishtin ndaj çdokujt dhe ta dërgojë në thertore pa problem. Kam besim të gjyqtarët, më pak te ky sistem. Njerëzit duhet ta kuptojnë që një gjë e tillë mund t’i ndodhë gjithkujt”, tha trajneri që vazhdon të jetë pjesë e Juventusit, ndonëse ndaj tij ekziston një pezullim prej 10 muajsh nga çdo aktivitet futbollistik ndaj nuk mund të ulet në pankinë.

4 komente në “Antonio Konte: I vetmi gabim i imi, që pranova marrëveshjen me prokurorinë”

  1. 1 says:

    jo qe pranoi fajin o gazetar i temas,por qe pranoi marreveshjen me prokuroin …perktheheni mire dreqi ta haje!

    1. patrioti says:

      O K.. i pepes nuk e shikon “marreveshje ne krye titull” ca na ben si macomen ti ketu,,kelysh

      1. 1 says:

        o trap,e ka korrigjuar modertaori,pasi ne fillim titulli ishte

        “I vetmi gabim i imi,ishte që pranova fajin”.

        1. patrioti says:

          nejse edhe korigjimi qe i ka bere moderatori nuk te heq ty nofken e bukur qe te vura ma lart “o Ka.. i pepes” ose “kelysh” hahah ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje