Nuri Sahin huazohet te Arsenali

22 Gusht 2012, 10:42Sport TEMA

Arsenali ka siguruar më në fund huazimin e mesfushorit turk Nuri Sahin nga radhët e Real Madrid, pasi marrëveshja kishte mbetur në vendnumëro në ditët e fundit, për shkak të një klauzole prej 14 milion paund që madrilenët pretendonin të vihej në kontratë nëse Arsenali dëshironte ta blinte në fundin e sezonit.

Me sa duket, palët kanë gjetur kompromisin në këtë pikë dhe “topçinjtë” siguruan një futbollist që pritet t’i hyjë në punë Arsen Venger për skemat e tij.

Futbollisti do të jetë titullar te skuadra angleze, në ndryshim nga madrilenët ku nuk ka patur mundësinë të shprehë talentin e tij edhe për shkak të disa dëmtimeve që e kufizuan atë në vetëm 14 paraqitje me fanellën e Realit.

Tani Arsenali po mendon të shesë Andrei Arshavin te Zenit Shën Petersburg për t’u lehtësuar edhe nga barra e rrogës së tij prej 70 mijë paund në vit. Këto lëvizje në merkato janë bërë që klubi të arrijë të zëvendësojë në mënyrë sa më cilësore largimet e Van Persi dhe Song, të cilët ishin dy futbollistët kryesorë të skuadrës në sezonin e kaluar.

3 komente në “Nuri Sahin huazohet te Arsenali”

  1. Argita_B says:

    70 mije paund ne vit !! Redaktori paska qen per kafe me sa duket kur eshte hedhur ne rrjet artikulli…lol

    1. u dont say says:

      haha tamam e the,jo per gje po 70 mije paund ne vit edhe Sala i merr ?

    2. Lenc durrsaku (origjinal e jo ardhacak) says:

      70 mije paund ne jave duhet te jete!
      Qajini hallin Saliut ju. Nuk di sse sa pare ka aq shpejt po pasurohen si familje !
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje