Johan Krujf ka folur shumë ashpër në adresë të Zhoze Murinjos, duke filluar një betejë në distancë me trajnerin portugez të Real Madrid. Holandezit nuk i kanë pëlqyer deklaratat që ka bërë trajneri portugez, sidomos ajo ku e ka cilësuar veten “unik”.
“Ai nuk ka patur asgjë për çfarë të mburret si futbollist, por tani ka diçka për të folur. Po, ai është “i vetmi”, i vetmi i çmendur mjaftueshëm sa të thotë diçka të tillë. Ai do të jetë i vetmi me emrin në këmishën e forcës”, ishte batuta e holandezit që pritet të shkaktojë reagime të ashpra.
Më pas, Krujf ka kthyer vëmendjen nga skuadra e tij e zemrës, Barcelona, duke kritikuar mënyrën se si po veprojnë drejtuesit aktualë, të cilët kanë braktisur politikën e ideuar nga ai shumë vite më parë, nga e cila erdhën sukseset e skuadrës së drejtuar nga Guardiola.
“Filozofia më e mirë është t’i krijosh vetë lojtarët, jo t’i blesh ato. Unë dhe Rosell nuk ndajmë të njëjtën filozofi, besoj se ai nuk e kupton konceptin se Barça është më shumë se një klub”.
“Vilanova duhet të tregojë vlerën e tij kur gjërat të vështirësohen. Na duhet të presim dhe të shohim para se të japim konkluzione rreth tij. Të punosh si ndihmës i Guardiolës është një gjë dhe të jesh në drejtim vetë është diçka krejtësisht ndryshe”, tha Krujf.
“Filozofia me e mire eshte t’i KRIJOSH vete lojtaret , jo t’i BLESH”. NIK DO ME KOMENTE KJO DEKLARATE E GJIGANDIT CRUIF. KY eshte celesi i suksesit .une e pashe ndeshjen hapese te BARCELONES vs R. SOCIEDAD ,DHE TE THEM TE DREJTEN pashe tek kjo BARCELONE EGERSINE e REAL MADRIDIT ME SHUME SE SA EKSELENCEN E DREJTIMIT TE KOHES SE GUARDIOLES. ” VILANOVA DUHET TE TRGOJE VLEREN e tij kur gjerat te VESHTIRESOHEN ” NUK KAM ME KOMENTE .KETO JANE POSTULATE .
Po s’ka thene ndonje gje qe s’eshte thene me pare. Edhe ne Shqiperi thuhet qe te zhvillohet kombetarja duhet te zhvillohen ekipet zinxhir, tjeter gje eshte se ekipet e medha kane mundesine dhe te krijojne vete talente, por dhe te blejne nga te tjeret si obligim per te qene ne podin e futbollit kombetar dhe nderkombetar.