Përfaqësuesja e Shqipërisë në basketboll qëndron shumë prapa përfaqësueseve të tjera që po paraqiten në eliminatore për “Eurobasket 2013”. Këtë vlerësim e ka dhënë basketbollisti më i suksesshëm shqiptar dhe kapiteni i kombëtares, Ermal Kuqo. Kuqon nuk e befasojnë humbjet e thella të Shqipërisë në dy ndeshjet e para eliminatore, ndërsa një fitore eventuale apo edhe paraqitje dinjitoze në gjashtë ndeshjet e mbetura për të do të paraqiste mrekulli.
Kuqo 32-vjeçar thotë se rezultatet dëshpëruese të kombëtares janë rezultat i faktit që sporti në Shqipëri është lënë plotësisht pas dore.
Shqipëria në eliminatore për “Eurobasket 2013” është mposhtur nga Zvicra me rezultatin 76:51 dhe nga Finlanda me shifrat 112:77. Ndeshjen e ardhshme e luan të premten, kur pret Poloninë. Kombëtarja e basketbollit është në pritje të kualifikimit të parë në Evropian. Në ciklet e fundit eliminatore vazhdimisht ka përfunduar e fundit në grup dhe kualifikimi duket si ëndërr.
Kuqo, që është pjesë e skuadrës së madhe turke, Anadolu Efes, nuk po ndihmon Shqipërinë në këto eliminatore. Ai është duke munguar për shkak të problemeve me lëndime.
“Nuk kam pritur mrekulli në dy ndeshjet e para. Ekipi ynë është me të vërtetë shumë mbrapa pothuajse të gjithë pjesëmarrësve në këtë edicion. Nuk mund të pretendojmë që ekipi ynë i përbërë nga lojtarë që luajnë 15-16 ndeshje në vit në kampionatin shumë të dobët kombëtar, të luajë si i barabartë me ekipet si Polonia, Finlanda, Belgjika apo Zvicra, që kanë kampionate shumë profesioniste, me lojtarë të kalibrit të lartë, profesionistë që nga të gjitha aspektet janë disa shkallë më lart sesa lojtarët tanë”, ka thënë Kuqo për gazetën.
Ai ka përmendur fazën përgatitore të kombëtares, që kryesisht u zhvillua në Tiranë. Kombëtarja në përgatitje luajti dy ndeshje me Ulqinin, dy me Sigal Prishtinën e një me Trepçën. Nuk u testua nga ndonjë përfaqësuese./KD
Po ca lesh basketball thoni ju ore te paudhe!!! te na shqipet (pa pupla) vetem skedina ka dhe shikim para tv te shtrime si bolla ne karrike me 1 gote konjak 30 leksh perpara.
hahahahahahahahahahahaa
Kush na ka drejtuar?
Po ku jemi perpara ne anadollaket shqiptare pse nuk e thoni? a s’jemi te paret per vetevrasjet?
Po si mund te perparoje Shqiperia kur ne drejtim te saj asnjehere s’kane qene POLITOLOGET me universitet prestigjios.Enveri pa diplome,te tjret si katundare lane dhite,Ahmet zogu,vodhi votat u veteshpall mbret,me tej vicidoliani sali,ckraparlliu meta,fshatari ruci,etj, tunden flamurin dy krenar dhe moren frenot e kamionit Shqiperi qe na lane ne fund te botes,duke vrare me te aftet e familjeve fisnike Shqiptare.
Sa kohe do ja vesh fajin Enverit s’ke per te pare dite te bardha o tunxh?Ka mundesi qe shume nga ju qe beni fajtor Enverin nuk jeni ne gjendje te mbani shtepite tuaja,grate e femijet tuaj.Ju gjykoni me bythe.
O Kuqo sa kot ja paske fut.Si ore nuk marrkemi vesh nga sporti ne?Po nuk te vjen turp qe thua keto fjale kur e shikon qe ne Shqiperi rinia vec me sport merret “1×2”.
nje i ri ne tirane ku mund te shkoje e te beje stervitje?