Bastet, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Konten

22 Gusht 2012, 12:44Sport TEMA

Gjykata e Apelit nuk ka falur Antonio Konten në çështjen e basteve sportive duke konfirmuar pezullimin prej 10 muajsh të trajnerit të Juventusit. I dënuar për moskallëzim, Konte është shpallur i pafajshëm për ndeshjen Novara-Siena, por është konfirmuar faji i tij dhe njohuria e marrëveshjes mes palëve në ndeshjen Albinolefe-Siena.

Ndërkohë, Apeli ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e shkallës së parë rreth skuadrës së Leçes, duke e dënuar këtë të fundit me rënien në Lega Pro.

Të pafajshëm janë shpallur lojtarët e Juventusit, Leonardo Bonuçi dhe Simone Pepe, ashtu si edhe ish-futbollisti i Bolonjës, Marko Di Vaio, bashkë me ish-lojtarët e Barit, Nikola Belmonte e Salvatore Masielo.

Nëse ekipi i Udinezes është cilësuar i pafajshëm për çështjen e manipulimit të rezultateve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bolonjën, që është dënuar me 30 mijë euro gjobë për përfshirjen e lojtarit të saj, Daniele Portanova.

Si për ironi të fatit, në ditën kur janë shpërndarë dënimet për çështjen e basteve, është mësuar se lojtari që i dha udhë gjithë kësaj çështje, denoncuesi Simone Farina, ka mbetur pa ekip pasi skuadra e Gubios nuk i ka rinovuar kontratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje