Tifozët shqiptarë do të hasin në vështirësi të madhe për ta siguruar një biletë për ndeshjen kualifikuese të botërorit ‘Brazili 2014’ ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo pasi Federata e Futbollit e Zvicrës, pasi ndau 800 bileta për tifozët shqiptarë, ka vënë në treg bileta, të cilat do t’u shiten vetëm zviceranëve. Tifozët e shumtë shqiptarë ndihen të indinjuar thellë me këtë vendim të zviceranëve.
Dueli ndërmjet përfaqësueses së Zvicrës dhe Kombëtares shqiptare, që do të zhvillohet më 11 shtator në Luzern, i vlefshëm për kualifikimet e botërorit ‘Brazili 2014’, duket se ka nisur të nxehet akoma pa filluar mirë.
Dyndje tifozësh shqiptarë para sporteleve të stadiumit, apo edhe nëpër internet për të kërkuar një biletë janë shumë të mëdha. Federata Zvicerane e Futbollit ka ndarë rreth 800 bileta për tifozët shqiptarë, që është afërsisht 5 për qind e kapacitetit total të stadiumin, aq sa edhe parashihet me rregullore të FIFA-së për ekipin mysafir.
Një tifoz shqiptar A.H. i cili jeton në Zvicër, i ka thënë ueb faqes asport.info se biletat e tjera të vëna në treg shiten vetëm për shtetasit zviceranë, duke treguar se është dashur që ai ta dokumentojë me pasaportë shtetësinë zvicerane për ta blerë biletën.
”Federata e Zvicrës njëjtë ka vepruar edhe kur ka luajtur me Turqinë, i ka shitur biletat vetëm me pasaportë”, ka thënë tifozi i cili ndihet shumë i pakënaqur me trajtimin. Kjo mund të shihet si një “frikë” e Federatës Zvicerane të Futbollit që stadiumi i Luzernit mos të mbushet me tifozë shqiptarë.
Ndryshe, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi” kanë thënë se kanë në dispozicion vetëm 800 bileta e që është shumëfish më pak sesa kërkesa. Njëri nga organizatorët thotë se ka fluks jashtëzakonisht të madh për të marrë një biletë, meqë tani botërisht dihet se Federata Zvicerane e Futbollit i shet biletat vetëm për shtetasit zviceranë, jo edhe për të tjerët./Express
Edhe Federata Jone kur ti vije radha te jape vetem 5 % per zviceranet, madje edhe ata te vijne ti blejne me pasaporta!!!
këtu ja paske fut o al ban!dhe sikur gratis të japësh biletat nuk do të kesh aq zvicerianë në tiranë!
tironso çkemi?
ke ndonjë koment për këtë fakt??????
Zvicerianet jane shtet i lig shume — Shiko sa te liq tregohen , nuk kane as fare respekt per lojtaret shqiptare qe lozin me kombetaren e tyre
Ekipi i Zvicres po te mos kete lojtaret kosovare , eshte ekip koti fare
Sikur nga inati ata cunat e Kosoves te mos lozin ate dite me Zvicren, Zvicra diskretitohet komplet
Do zoti ti marrim ndonje pike Zvicres atje, dhe atehere le ti mbajne biletat e ti pijne lengun
Po jane lojtare te mire shume ata cunat e Kosoves qe lozi atje , ndaj edhe shet pordhe Zvicra….
Sikur te lejoshin tifoezet tane , ne stadium do kishte me shume shqiiptare se zviceriane..
te ghithe keta jane kosovare ,dh qe nuk e njohin futbollin fare ,mos te harojne flamurin turk
Pse flet kot o mik ka shqiptar dhe nga Kosovo dhe shqiperi a. Kosovaret perkrahin kombetaren ndoshta me shume se dhe un dhe ti, mos ja fut kot or mik
zum zum kosovari ka vetem nji flamur kuq e zi kurse ti shka ke greku e puthja mrapanicen o bire kurve…