Tiago Silva: Zgjodha PSZH për të bërë histori. Kalimi i Kasanos tek Interi, i çuditshëm

25 Gusht 2012, 10:16Sport TEMA

Tiago Silva është prezantuar si futbollist i PSZH ndërsa në fjalët e tij të para në konferencën për shtyp ka treguar se nuk ka qenë thjesht zgjedhje ekonomike.

“Paratë nuk janë prioriteti i zgjedhjes time. Unë jam këtu për të shkuar një faqe të re në historinë e karrierës time”, tha futbollisti brazilian që më pas ka lëshuar një thumbim në adresë të Antonio Kasanos, që u largua nga Milani te Inter, ashtu si edhe për presidentin Berluskoni.

“Nuk e imagjinoja që Antonio do të kishte bërë zgjedhjen për të shkuar te Inter, skuadra rivale, kaq shpejt. Por disi e kuptoj, janë gjëra që ndodhin në futboll. Berluskoni? Bllokoi në një moment transferimin tim dhe në ato momente mbeta disi i tronditur. Gjithsesi, nuk është se isha pa punë dhe në atë periudhë po punoja me kombëtaren braziliane. Por tani jam këtu te PSZH dhe shpresoj që të paraqitem ashtu si te Milan”, tha lojtari i cili pranoi se për të fillonte një etapë krejtësisht e re në karrierë.

“Para se të mbërrija këtu nuk e shihja shumë kampionatin francez, por që nga momenti kur këtu erdhën Leonardo dhe Ançeloti, fillova të interesohem gjithmonë e më shumë. Tani jam i lumtur, i bindur nga ky projekt, pjesë e të cilit dua të bëhem sa më shpejt”.

1 komente në “Tiago Silva: Zgjodha PSZH për të bërë histori. Kalimi i Kasanos tek Interi, i çuditshëm”

  1. BREGU I DASHIT says:

    O BYTHZI PER DOLLARE apo EURO IKE MOS NA CAJ B…….N. MIRE BERE QE SHITE VEHTEN SE EDHE PARATE DUHEN . POR KE HARRUAR NJE GJE QE :P.S.G-ja NUK ESHTE AS BARCELONE ,REAL JUVENTUS ,MILAN ,BAYERN APO KU DI UNE .ATA FRANCEZET KANE TREGUAR SIKUR DHE ANGLEZET QE U MUNGON KRENARIA DHE SHPIRTI I GARES . ATY TEK JU JANE MBLEDHUR NGA E GJITHE O.K.B-ja,POR NUK M’A DO MENDJA SE DO BENI HAIR ,SIDO QE ANCELOTI ESHTE TRAJNET I QETE DHE SHUME TAKTIK DHE I MIRE . NUK M’E NGROH DIELLI JUAJ ,POR LE TE PRESIM DHE TE SHOHIM CFARE DO TE NDODHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje