Radamel Falkao pranon se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë më të mirë se ai dhe shprehet se është i nderuar të luajë në një kampionat kundër dy futbollistëve më të mirë në planet.
Mesi shënoi 73 gola me fanellën e Barcelonës vitin e kaluar, ndërsa Kristiano Ronaldo shtoi 60 për Real Madrid. Falkao deklaron se mund të shënojë po aq sa kjo dyshe fantastike futbollistësh, por nuk shpreson që të bëhet më i mirë se ata në të ardhmen.
“Mesi dhe Ronaldo janë padyshim më të mirët në botë. Ata të dy janë të pabesueshëm. Realisht, unë jam shumë i lumtur të jam bashkëkohës me këta dy gjeni të futbollit dhe t’i gëzohem asaj që dhurojnë në fushën e lojës”.
Falkao ka shënuar 36 gola në 50 ndeshje me Atletiko Madrid në sezonin e kaluar, kur skuadra e drejtuar nga Diego Simeone arriti të fitonte Europa League. Por kolumbiani mendon se ky është vetëm fillimi i tij në Spanjë.
“Unë thjesht po mundohem të fitoj emër. Jam i ndërgjegjshëm që kalova një sezon shumë të mirë, duke patur parasysh se nuk luaj në një prej skuadrave më të forta të Spanjës. Por shpresoj të përmirësohem dhe besoj se në këtë mënyrë do të rritet edhe prestigji im”.
“Tani me Atletiko Madrid do të mundohemi të shkojmë në Ligën e Kampioneve dhe t’i afrohemi sa më shumë vendeve të para. Shpresojmë që në këtë sezon, me blerjet e reja, të jemi më të përgatitur për të luftuar me skuadrat që janë mbi ne”, tha Falkao.
mir e ke ti po seshte dakort per ronaldon topja nga vlora…..
i ka gjitone prandaj, dhe u mban anen, jane bere bashke si tope dashi
T’I ORE KOQE MADH MOS HA SHUME SE TE DALIN TE TJERA PROBLEME .PO RONALD-es sivjet DO T’I JAPIM TOPEN e ARTE . KIJ KUJDES DHE MOS FOL SHUME DHE PA VEND . TE KESHILLOJ PRAPE .KI KUJDES KUR FLET………….