FIFA hap hetim për Botërorët 2018 dhe 2022

27 Gusht 2012, 11:12Sport TEMA

Majkëll Garsia, shefi i ri i Komitetit të Etikës ka deklaruar se caktimi i Botërorit 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar do të hetohet nga organi që drejton.

Amerikani Garsia dhe gjermani Hans-Joakim Ekert u caktuan drejtues të Komitetit të Etikës gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme që u zhvillua në Zyrih në korrik. Ai zbuloi në një intervistë të dhënë për televizionet gjermane se bashkë me këto procedura, do të hetohej edhe ajo e caktimit të Botërorit të vitit 2006, që u organizua nga Gjermania.

Ai gjithashtu bëri të qartë se do të fillonte puna për të hetuar lidhjet mes FIFA-s dhe kompanisë tashmë të shkrirë ISL, që shiste të drejtën televizive të FIFA-s. Sipas asaj që zbuluan gjykatat zvicerane, miliona dollarë ryshfet u ishin paguar presidentit të mëparshëm të FIFA-s, Zhoao Havelanzh, si dhe ish-anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Rikardo Tekseira.

“Nëse e sheh situatën, bëhet e qartë që ka diçka që duhet hetuar dhe kjo është ajo që do të bëjmë ne”, tha Garsia për “ARD”, i cili tregoi se edhe sjellja e presidentit aktual, Sep Blater, do të ishte nën vëzhgim.

“Sa më i rëndësishëm të jetë personi i përfshirë, aq më e rëndësishme është ta hetojmë atë”, tha Garsia.

1 komente në “FIFA hap hetim për Botërorët 2018 dhe 2022”

  1. BK says:

    FIFA, hiqni kompanite e basteve dhe kontrolloni blerjet dhjetramilioneshe se e qelbet futbollin fare!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje