Botërori Brazil 2014 nuk do të jetë vetëm një festë e madhe mes karnavaleve dhe haresë së tifozëve. Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka bërë të qartë se nëse kombëtarja që ai drejton do të kualifikohet në këtë turne, do të përballet me disa probleme shumë të mëdha logjistike për shkak të shtrirjes gjeografike të një vendi të tillë.
Sipas tij, do të jetë shumë e vështirë të rregullohet siç duhet transporti apo edhe thjesht akomodimi në një vend ku qytetet ku do të luhen ndeshjet kanë distanca të mëdha mes tyre dhe ndryshime drastike të klimës në të njëjtën periudhë të vitit.
“Organizatorët në vetvete kanë një problem shumë të madh logjistik. Ai është një shtet i madh. Do të ketë vështirësi të mëdha për skuadrat që kualifikohen, sipas grupeve në të cilat ndahen dhe ku do të luajnë ndeshjet”.
“Duhet ta kujtoni shprehjen “dimër brazilian”. Nëse gjendesh poshtë në Porto Alegre, do të të nevojitet të vishesh me pelush pasi bie dëborë dhe temperaturat janë shumë të ulëta, shpesh poshtë zeros”.
“Por nëse je në Manaus, do ta kesh të vështirë të bësh banje dielli, pasi temperatura do të jetë 45 apo 50 gradë celsius dhe do të rrethohesh nga mushkonjat, sepse gjendesh pranë xhunglës së Amazonës”, paralajmëroi trajneri i Anglisë.
E MEGJITHATE I TAKON BRAZILIT TE ORGANIZOJE NJE KAMPIONAT BOTEROR SEPSE TE PARIN DHE TE VETMIN E KA PERGATITUR 62 VITE ME PARE NE 1950 .NE ATE BOTE FITONTE URUGUAJ SEPSE KISHTE NE GJIUN E VET NJE LOJTAR TE JASHTEZAKONESHEM KIXHEN QE SHENOI DHE GOLIN E FITORES .DERI ME SOT NGA VIDEOT E TIJ KAM NGELUR I MAHNITUR ME DRIBLIMET E JASHTEZAKONESHME . ME VONE PAS BOTERORIT M’E DUKET SE LUAJTI NE ITALI NUK E DI POR NR ROME .