Ksavi Hernandez beson se tashmë situata mes Barcelonës dhe Real Madrid i është kthyer normalitet, pasi në “El Clasico” të fundit nuk kishte skena nervozizmi të theksuar si në ndeshjet e mëparshme.
“Kemi folur më përpara me Iker dhe Pujol rreth tensionit që lind në këto ndeshje. Por ato janë normale, është fryma e sportivitetit. Në vitet e kaluara kishte më shumë tension se normalisht dhe tani fatmirësisht situata është qetësuar. Edhe pse të gjithë duam të fitojmë, kthimi në normalitet është i mirë për të gjithë, për futbollin në përgjithësi”, tha mesfushori i Barcelonës.
Sipas tij, katalanasit e kishin merituar fitoren në sfidën e parë dhe kishin treguar se ishin superiore ndaj Realit.
“Janë dy vizione të ndryshme për të parë futbollin. Ne ishim më të freskët fizikisht, dominuam në mbajtjen e topit, krijuam raste dhe ishim superiorë. Më shumë se rezultati, na kënaqi momenti që po kalojmë. Ishim superiorë ndaj Realit dhe kush e ka parë ndeshjen mund ta shihte lehtësisht këtë gjë”.
“Murinjo ka ankesa ndaj gjyqtarëve? Më çudit pak por kështu është”, përfundoi futbollisti i Barcelonës.
Do shikojme ne ndeshjen e kthimit dt 29 gusht ?
3:1,per Barçen.
S’ishte Pepe prandaj shkoi pak me qete ndeshja, por ne nje nderhyrje qe beri Contraeo ndaj Mesit ne pjesen e pare improvizoi stilin kala dibrançe.
UNE E THEKSOVA qe ate dite qe me shume se rezultati me kenaqi QETESIA E REALIT .LUTEM QE TE MOS ISHTE FALLCO por KETO PERBALLJE T’I KTHEHEN NORMALITETIT . EDHE SHPINEN E RONALDOS NDAJ MESIT UNE TE THEM TE DREJTEN E MORA JO SI HAKEMARRJE POR SI PJESE TE NDESHJES. QOFTE KESHTU. BALLANCAT TEK REALI I MBAN DJALI ME I MIRE TEK TE DY EKIPET IKER KASIJASI .E PELQEJ SHUME PO AQ SA DHE MESSIN ,NUK E DI PSE .ESHTE KJO ARESYEJA QE MURINJO NE HESHTJE PO I PERGATIT TRANSFERIMIN,POR M’A DO MENDJA QE KLUBI MBRETEROR NUK DO BJERE NE NIVELIN E INATCORIT MURINJO. PASTAJ KUSH NUK DO T’I DONTE SHERBIMET E KETIJ DJALI DHE PORTIERI KLASI !!!1