Yjet shqiptarë të Zvicrës festojnë me simbolin Kuqezi

27 Gusht 2012, 21:03Sport TEMA
Yjet shqiptarë të Zvicrës festojnë me simbolin Kuqezi

Gazeta zvicerane “Blic” hapet në kopertinën e saj me një foto të futbollistit shqiptar, Adrian Nikçi, i cili feston golin me simbolin Kuqezi.

Tre minuta pasi hyri në lojë, 22-vjeçari  Nikçi shënon në kontaktin e parë me topin, duke barazuar rezultatin 2-2 për Hannoverin, kundër Schalkes.

Nikçi filloi festimin e golit dhe pika kulminante ishte kur ai “hodhi në fluturim” shqiponjën, që është simboli i të gjithë shqiptarëve dhe që duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane.

Nikçi nuk është i pari shqiptar me pasaportë zvicerane që feston golin me shqiponjë, shkruan “Blick”. Edhe Pajtim Kasami bëri të njëjtën gjë në dhjetor 2010.

“Ishte një përshëndetje për bashkëkombësit e mi”, – kishte thënë Kasami, familja e të cilit vjen nga Struga e Maqedonisë.

”Blick” pyet: “A duhet të jenë të shqetësuar tifozët zviceranë ngaqë disa nga lojtarët e ekipit të kombëtares zvicerane në përballjen me Shqipërinë më 11 shtator do të jenë aty me gjysmë zemre?”

Edhe pse Kasami dhe Nikçi nuk janë pjesë e ekipit zviceran, “Blick” thotë se Shaqiri, Xhaka e Behrami janë futbollistë që vijnë nga Kosova.

Gazeta komenton edhe gjestin e yllit të Bajernit të Mynihut, Shaqiri, i cili ka vendosur në këpucën e tij, flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës.

Gazeta sjell në vëmendje se Shaqiri është shprehur se gjithsesi ai mbetet 50% shqiptar.

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach talenti shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka, ka kënduar himnin kombëtar shqiptar!

“Unë ndihem më shumë se 80 për qind zviceran, ndërsa 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë në Kosovë, dhe gjithmonë do të mbetet kështu”, citon Xhakën gazeta “Blick”.

“Çfarë ndodh nëse Kosova duhet të sigurojë vetë ekipin kombëtar?”, pyet në fund gazeta. Vendimi bie mbi Shaqirin dhe të tjerët, pasi shkëmbimi i kombëtares në këtë rast lejohet.

Ndër të tjera, në një sondazh të hapur nga gazeta pikërisht për këtë temë, nëse lojtarët e kombëtares duhet apo jo të festojnë me shqiponjën, 52% e lexuesve të “Blick” e shohin këtë si një problem, ndërsa 48% e tyre mendojne se kjo nuk përbën asnjë problem për klubin.

Shqipëria dhe Zvicra do te perballen me njera- tjetren ne 11 shtator ne nje ndeshje te vlefshme per boterorin Brazil 2014.

Vetem pak dite me pare Tifozat Kuq e Zi thane se numri i biletave per shqiptaret eshte mjaft i vogel. Zvicra, nderkaq po i shet biletat me pasaporte per te verifikuar nenshtetesine.

34 komente në “Yjet shqiptarë të Zvicrës festojnë me simbolin Kuqezi”

  1. Gusmari says:

    Bravo djalosh! I ben nder vetes edhe familjes tende duke mos harruar origjinen tende.
    Te uroj me zemer, gjithe te mirat!

    1. Prishtina says:

      Krejt per Aleancen Kuq e Zi kena me investu. Koha me mbeshtet AK dhe VV. Jeni e ardhmja e Shqipnis bashkume

      1. Aleksander says:

        Kush eshte shqiptar me gjak e zemer e mendon pikerisht keshtu…pershendetje Prishtina !

        1. NAVE NA says:

          nuk i kuptoj keto komentet e juja.Ju duket se jeni greka! na,osmanet duhet te festojme vetem me flamurin e Padishahut ene te Partise Damokratike!
          keta shqiptaret vetem trazime po na dun me sjell…

      2. MONI says:

        Ju lutem mos na e politizoni edhe futbollin tani. Ju e lavderoni tani kete djalin se ben kete gjestin, po nese do shenoj kunder nesh me Zviceren ca do thoni? “Shqiptaret” e Zviceres do luajne si ujqer ndaj cdo ekipi perfshi edhe ndaj Shqiperise pasi … aty ku haet nuk dh*tet.
        Kapiteni Cana tha gjene e duhur “ata kane punen e tyre, ne tonen”.

  2. Geneve says:

    Hallall qumshti nones Kreshnik Spahiu se I ke bo te tan me pershndet me simbolet tona kombetare dhe te Aleances Kuq e Zi. Jena te dashurum pas pershendetjes me shqipe

    1. Virusi Kuq e Zi says:

      Simboli I Aleances Kuq e Zi me shqiponj eshte bere motoiv per cdo kend. O sa mire me qene shqipetar.

  3. mirel says:

    Me sa shoh une ne Zvicer qenka krijuar nje levizje teper e ndjeshme ndaj futbollisteve shqiptare, qe per arsye xhelozie, apo per ndonje tjeter, nuk reshtin se ndjekuri kemb pas kembe gjestet e futbollisteve, duke i denuar me kritika, duke dashur tju heqin menyren e tyre te te ndjerit dhe te shprehurit.
    Ne asnje akt te tyre nuk kam pare ndonje ofense ndaj Zvicres, kjo eshte thjesht ajo qe ata ndjejne ne momentet me te gezuara dhe shperthyese.
    Perse asnje gazete ne shqiperi nuk shkruan per rracizmin qe ushtrohet ndaj Shqiptareve futbolliste, por beni thjesht papagallin, duke paraqitur vetem ngjarjen dhe duke mos mbajtur asnje lloj qendrimi publik.
    Si gjithmone kete qendrim e mbajne lexuesit.

    1. Gurrakuqi says:

      Ky nuk eshte racizem. Racizem do te ishte po te mos lejoheshin keta zvicerane me origjine shqiptare te luanin ne kombetaren e Zvicres.

  4. Ramy says:

    Imagjinoni Ortodhjaket e jugut qe sapo te marrin nenshtetsin Greke thone ku i bie Shqipera lollllll

    1. Iliri says:

      Keta jane ata te cilet ortodhjaket e Shqiperise i quajne turq.
      Juve shqiptareve te Shqiperise ju vjen turp te tregoni se jeni shqiptare ne vendet e huaja ku jetoni.

      1. Dean says:

        Nuk shkon te pirdhesh,o Lilo?Mere ene at Ramyzin,me siper,me vete ene filloni me kendue:Oh sa mire me ken shqyptar,ohej…
        Ju jeni 200-300%shqyptara dhe duhet me u dhan me shum pare per ore pune se e meritoni.Lum ajo Kosov qy te ka le,or trim.

    2. moni says:

      Ramy ti e ke te vlefshme akoma pasaporten jugosllave???

  5. U lumte says:

    I lumte. Jo si ata ngritsat e peshes himarjot evgjit maroku

  6. zum zum says:

    rami ramazan laj gojen kur te flasesh per jugun karioli

  7. hoson pordha says:

    Me paret e zviceraneve nuk bohet patriotizem shqiptar o TOPGJI!! Ate shenje beje kur te paguje Sali Berisha ketu ne Albanistan, je ne zvicer, respekto ato qe te majne me buke,nuk kan u plas zvizeranve per shiponjen tende!Ata quditen se si si bukshkelur qe je nderon simbolin shqiptar ne vend te zvieres!

    1. o hasan , o pordhe says:

      po sho mor pirdh se lirohesh.
      Ne tere boten sportistet kane menyren e tyre te festuarit, dhe asnje nuk i pengon te bejne gjeste dhe shenja, te cilat denohen vetem kur jane rracite apo denigruese.
      Ne rastin me te fundit u perfol Serena Williams qe beri nje kercim te nje grupi muzikor qe jane denuar per krime dhe ritmi i kenges ishte ritmi i vrasjes per kete grup.
      Thjesht ajo spjegoi se i kercehej dhe kur fitoi Olimpikun kjo valle i erdhi me shpejt ne instikt dhe kerceu.
      Tani Zviceranet duan tge luftojne dhe me instiktin e Shqiptarit.
      Ata ti mbjane e tu kendojne lavde cunave se jane popullsi ne plakje dhe kane nevoje per gjak te ri.

    2. Iliri says:

      Juve “shqiptareve” te Shqiperise ju mjafton vetem buka, te mbushni barkun (si lopet), nuk keni nevoje per gje tjeter.
      Kur dikush nga ju behet grek, ndonje femer shitet rrugeve te Europes apo martohet per serb e maqedonas e arsyetoni me shprehjen: e ka bere per “buken e gojes”.

    3. Klajdi says:

      hoson pordha, eshte turkofagosi i ndyre, qe nuk njeh as flamur dhe as atdhe.

  8. Mallakastrioti says:

    …Gazeta Bulevard me e shitur ne Gjermani”BILD” qe i jep nje rendesi te vecante Kronikes Sportive ka shkruajtur dhe komentuar ne faqet e saj te javeve te Fundit se Futbollisti Swizeran “Xhaka” u Ble nga Borussia e Münchenglladbach per 9.mil E..
    Ne asnje koment te saj nuk u permend se Xhaka eshte me Origjine Shqipetare -Kosovare…Me erdhi keq….po Ndoshta.. mbase eshte me mire per Karrieren Sportive te Xhakes…ne Gjermani….Gjermanet jane shume te ndjeshem kundrejt Sportit dhe u japin Shume rendesi Deklaratave te sportisteve..Uroj qe Xhaka, te mbetet me Zemer Shqipetare…

  9. Claus says:

    Titulli i Blic-it:
    Zviceranet festojne ne “shqip”. Dhe mbi kete titull me shkronja te vogla shkruhet: A u lejohet kjo?
    Dhe me te drejte.
    Nese e dashkan me aq zemer flamurin kuqezi le te kishin mbajtur mbajtur pasaporten shqiptare. Rriten, trajtohen, sterviten ne kushtet me te mira ne Zvicer, Gjermani a diku tjeter por ne kepuce mbajne shqiponjen kuqezi, festojne me simbolet e Kreshnikut, kendojne hymnin ose mbajne tatu me shqiponjen dykrenore.
    Ndonje dite do te na dalin ti bien ciftelise mes stadiumit keta “patriote te medhenj”.
    Nuk me bejne aspak krenare keta, cdo gje e bejne per veten e tyre. Nuk kam pare ndonje futbollist a sportist me origjine nga ndonje shtet tjeter qe te jene 50% andej dje 50% ketej.
    Lerini keto simbolizma prej idiotesh se nuk na hyjne ne pune.
    Bej punen dhe sherbeji atij shteti qe te ka dhene tasin me grosh, se shteti i origjines te ka hedhur si lecke ne mes te kater rrugeve.
    Nese neser do te behesh objekt i mediave per ndonje loje te dobet a skandal droge apo shitje ndeshjesh do te tregosh simbolin e AK neper stadium? Nuk e besoj.
    Pastaj do te jene shqiptaret ata qe do te thone: Jo or ti, ky nuk eshte shqiptar, ky ka pasaporte zvicerane.
    Cdo tu ngelet pastaj ketyre “mbajtes qeleshesh” me vend dhe pa vend edhe kur nuk ju a kerkon njeri?

    1. anticensurë says:

      ndyrësia më e madhe që mund të kem lexuar nga një njeri që mendon me stomak!për fat të keq si puna tënde o debil kemi shumë!
      shqiponja nuk është as e kreshikut as e satëme,është e shqiptrëve!shteti i ka “flakur” apo jo nuk do të thotë të urresh kombin tënd!
      simbolizmat dihet që ty,si stomaks që je nuk të hyjnë ne punë,ndoshta dhe të gjithe shqiptrëve të tjerë që jetojnë në rruzullin toksor!POR mor i tru vare,I INTRESON ATYRE!JANË ATA DJEM QË E NDJEJNË QË JANË SHQIPTARË!E BËJNË PËR KËNAQËSINË E TYRE!dhe kjo mjafton,si për ta dhe për ne!
      sa për lojën!ata janë profesionistë dhe si të tillë duhet të bëjnë detyrën e tyre kudo që luajnë!në ndeshjen e 11 shtatorit ata duhet të luajnë kundër shqipërisë njëlloj sikur luajnë kunder çdo skuadre tjetër!për ndryshe është një tradhëti ndaj atyre që i kanë besuar vëndin e lojës!dhe një poshtërim për ne!
      kurse për mbylljen që i ke bërë me “drogëra”e pisllëqe!kur bëhen martesat dëgjojmë borie makinash dhe fesitme,një gjë e tillë nuk ndodh kur bëhet divorci!për ata shqiptarë që kanë bërë krime,pavarsisht se askush nuk i përkrah dhe dënon veprimet e tyre,askush nuk thotë se nuk janë shqiptarë!si të gjithë kombet,popujt e tjerë dhe ne kemi në gjirin tonë njerëz të mirë e të këqinj!përplasja ndërmjet të mirës dhe të keqes nuk është se nuk egziston në kombin tonë!nuk kemi bërë vaksinën për të mos pasur kriminelë mes nesh,por kjo nuk na bën që ti mohojmë përkatësinë kombëtare!dënojmë veprimin e tyre por përkatësinë as e dënon as e mohon dot!
      kështu o claus stomaksi,nqs ty nuk të pëlqen të jesh shqiptar,nuk i ha palla askujt!shite veten si të duash,por të paktën mos na çaj trapin neve që jemi krenar për përkatësinë tonë kombëtare!

      1. Claus says:

        Per c`krenari kombetare e ke fjalen o krijese e perendise?
        Jane lajthitje foshnjarake te ketyre djelmoshave me baballare analfabete por me flamur shqiptar ne dhome, me baballare qe historine e Shqiperise as nuk e kane lexuar njehere, por me qeleshe ne shtepi, me baballare qe dhe sot e kesaj dite rrine dhe pine kafe tere diten e dites dhe “qajne hallet” e kombit por pasoshet i kane nderruar dy a tre here, por ama jane shqiptare, e kupton jane shqiptare krenare!
        Ai djale nuk ka aq faj, ai eshte rritur mes te mirave. Ne stervitje luan ne nje fushe model, trajtohet me te gjitha te mirat, trajneri me te flet dhe komunikon si njeri dhe pas asaj stervitje ben nje dush te ngrohte ne kabina me mure te lyera dhe jo te ngjyrosur me urine dhe fekale. Pas gjithe asaj dite dinjitoze kthehet ne ode dhe degjon brockullat e babait mbi kombin dhe flamurin!!!
        E per c`fare kombi se?
        Nuk dua ti rreshtoj disa “merita” qe te bejne te skuqesh nga turpi, se krenare nuk te bejne dhe nuk te bejne, por te pakten ata futbolliste te respektojne nje fije ate komb dhe ate shtet qe me te vertete te bejne krenar per te kaluaren e tyre, per ate c`ka i kane dhene njerezimit. Por ky eshte “absurdi” i atyre kombeve, te cilet artit, muzikes, shkences i kane dhene ate qe ky njerezim i shijon me tere madheshtine e tyre. Ato kombe jo vetem nuk ndihen krenare, por as nuk duan tu a zesh ne goje historine e tyre, por kjo ka te beje me ambjentin ku je rritur dhe edukuar.
        Jemi teper vone per “krenari kombetare” o krijese e Perendise!
        Kur ishte koha, nuk kemi qene, por kemi pranuar shtypjen. Tani qe bota nuk ka kufij, tani na duhet te ndihemi krenare!
        ….
        Shiko poshte mos gjesh ndonje mal me plehra, apo ndonje tufe me qenesh rrugace me lekure te rrjepur, te tjerat nuk po ti ze me goje o krenar i kreshnikajve,se edhe mua me vjen keq, pse jo dhe turp.
        Krenar? As me shkon nder mend.
        Simboli i shqiponjes i shkon disi per shtat Adrianit, por me nje ndryshim te vogel, shqiponjat i ka me bollek atje ku jeton, shqiponjat tona kane marre arratine se dhe ato gisht pyje qe kishim i beme shkrumb e hi.
        Absurditet nuk kane te sosur.

        1. anticensurë says:

          bota gjithnjë nuk ka pasur “kufij”!
          njëherë e një kohë ishte lëvizja e njeriut që populloi tokën më pas erdhëm nbretër e princër që i lëviznin kufijtë sipar luftërave dhe martesave!më pas erdhën dhe perandoritë!në to “kufijtë”u hoqën vetëm të jashtëmit mbeteshin deri në shkatërrimin e tyre,perandorive!
          këto që thua ti po të kërkosh në arkiva jam i sigurtë që do ti ketë thënë dikush dhe në kohë të turkut!ndonjë që ka mbështetur ballabanin ose kushdo tjetër që luftoi dhe punoi për turqi dhe aspak për shqipëri!kjo bëri që ne të fitonim pavarsinë në fundin e periushës së perandorisë turke!ishin mendime të tilla të ngushta!mendime që buronin nga stomaku!mendime që buronin nga egoja!mendime që buronin dhe shikonin vetëm mirqënjen e tyre dhe jo të kombit të tyre!por or klaus pati dhe nga ata që si ky djalë si shaqiri,e si,e si e si që punuan me aq sa mundën,ruajtën rrënjët,bile dhe derdhën gjakun për këtë tokë të shenjtë,për mua dhe të tjerë,jo për ty!claus,shqipërinë e quaj po aq të shënjtë sa do të desha ta quante zviceriani zvicrën,sërbi sërbinë,kinezi kinën e kështu me rradhë!fakti që shqipëria ka njerëz si ti nuk është gjë e veçantë!në të gjithë botën është njëlloj!ka amerikanë që nuk duan të jenë amerikanë,zvicerianë,po ashtu,gjermanë etj etj…. kjo është normale!që ka një “luftë”ndërmjet banorëve të një vëndi dhe banorëve të “botës”kjo është e njohur,por në fund fitojnë të parët!fitojnë rrënjët e vjetra dhe jo ato të hedhura në ajër!
          claus të shprehesh origjinën tënde asnjëherë nuk është faj,si pretendon ti(Ai djale nuk ka aq faj,)!e kundërta!
          përsa kohëqë kam jetuar në emigrim nuk e kam fshehur kombësinë time!të gjithë pas emrit tim vinin,i shqipërisë!si shqiptarët dhe vëndasit!jo vetëm që nuk pata probleme me askënd por pata një rrespekt dhe më të madh nga vëndasit!gjithkush e çmon krenarinë kombëtare,për gjënë më të thjeshtë në botë!
          të vlerëson me veten e tij!
          rrall të ndodh që të takosh dikë që “vetja e tij”të mos dojë vëndin,kombin dhe gjuhën e nënës!

  10. raimondi says:

    sa bukur qe duket Adriani ne kete foto me xhestin e shqiponjes ! po keta cunat qe nuk loin me Zvicren le ti therrasi federata jone e te lozin me kombetaren shqiptare sa per dijeni kete xhestin e shqiponjes nga te paret e beja une ne shkolle te mesme ne kohe te Dulles se ebja edhe figura te tjera duke prdorur hijen e gishtrrinjve

  11. qaka bothri says:

    Me sa di une edhe gjermanet e kane flamurin me shqiponje

  12. mao says:

    pas kesaj videos vendosa te ndryshoj prap nga grek do behem koren
    gia tin korea ….http://www.youtube.com/watch?v=9bZkp7q19f0

  13. Taulant says:

    Bravo cuna me zemer shqiptari.Federata jano duhet te levizi me shume se ka shume patriote te vertete neper Europe

  14. erdon says:

    Shiheni sa bardhosh dhe çfarë race është shqiptari. Kurrën e kurrën nuk keni drejt të thoni – turk apo arab. Gjejeni një grek bjond dhe kërkojeni në origjin – sigurisht që është arvanit. Pjesa tjetër ngjajnë me Vangjel Dulen – që është grek modern me origjinë arabe apo turke, armene e blla blla blla. (Gjenet nuk ndryshohen me asnjë fe).

    Nuk ka problem këtu – të pasurit një pasaport zvicerane nuk bëhesh zviceran. Ky është djali i një babai, gjyshi, stërgjyshi,….. n-gjyshi shqiptar. Kjo gjë nuk mund të ndryshohet me asnjë pasaportë edhe nëse vërtet fillon ta quash veten të tillë. Origjinën vetëm mund ta falsifikosh.

    E mira e të mirës këtu është që këta yje, po e avancojnë pozitën e komuniteti shqiptar në Zvicër. Nuk është e thënë që nëse luan për një kombtare tjetër, ta humbasësh identitetin.

    Prandaj në ndeshjen kundër Zvicrës, unë lutem që të fitoj Shqipëria.

  15. liku says:

    Po te isha zvicerian ,do me vinte keq nese e shikoja te tille xhest .Praktikisht duhet respektuar neshtetesia primare e cilitdo shtet qe je .
    Simpbolin shqiptar duhet ta demostroje pas nje xhesti me simbol zvicerian

    1. anticensurë says:

      shko mor pirdhu!
      e para ai është shqiptar!
      e dyta është duke luajtur me një skuadër gjermane!është nën një kontratë private,e cila i jep të drejtën të shprehë mendimin e dhe personalitetin e tij me çdo lloj mënyre të ligjëshme!
      e treta nuk është duke luajtur me kombëtaren zviceriane dhe po bën ndonjë gjë që bije në kundërshtim me kontratën që ai ka nënshkruar,ose ofendon shtetin që ai përfaqson!
      e pesta është e nadluar ligjërisht,në vëndet demokratike,kuptohet dhe zvicrën si më e vjetra,të ndalosh shprehjen e mendimit,ndalimiin e besimit të tij dhe ofendimin e nacionalitetit!
      gazeta blik është e njohur për nacionalizmin e saj të sëmurë!kjo gazetë që sot u ofendoka për shkak se xhaka ka kënduar hymnin shqiptar,se nikçi paska bërë simbolin e shqiponjës,të dy në gjermani,nuk e ka problem të propagandojë dhe të nxisë largimin e të gjithë atyre personave që kanë kryer krime të rënda në zvicër!pavarsisht se dhe ata kanë nënshtetësinë zviceriane!ata i quan të huaj kurse “asat”më të mirët i quan zvicerianë dhe ovfendohet nga shprehjet e tyre për origjinën!
      lik ti je nga ata tipa që ke mallkuar prindërit e tu që të kanë lindur në shqipëri!ti do të kishe dëshirë të kishe lindur në një shtet të pasur dhe prindrit e tu të ishin të pasur!
      lik e di se kush janë më të ndyrët në një shtet?nuk janë nacionalistët,por nacionalistët e huaj të “integruar”!janë ata emigrantë që kanë mohuar origjinën e tyre dhe për të justifikuar këtë mundohen të mohojnë dhe të të tjerëve!atyre ju pengojnë njerëz që janë të lidhur me origjinën e tyre!
      kështu dhe ti o derdimen!
      o tru tharë!!!!

      1. liku says:

        Edhe ty nuk do te vinte mire nese kjo do te behej nga nje i huaj ne Shqiperi qe ecen me demostrimet e shtetesise se tij fillestare .

        cfare leshin kerkojne ne qe marrin nenshtetesi zvicerian nese e kane mendjen tek Shqiperia .
        Une nuk po them qe te mos i perdori demostrime te tilla ,por duhet te respektoje edhe nenshtetesine qe perdor .

        Karlliku yne me shumice eshte qe “Jemi krenare qe jemi Shqiptare ” dhe kjo , jo kur jane ketu ne Shqiperi ,por mundesisht kur jane ne Zvicer ,Gjermani ,Angli etj .

        Nje gje nuk kuptoj une se pse duhet te deklarojme me te madhe qe jemi krenare ?
        Kush mund ti thote arsyet qe ne duhet te jemi me shume krenare se jemi shqiptare me shume se nje Italian ,Zvicerian ,Anglez apo amerikan psh .

        -Se kemi pas enverin per 40 vjet
        -apo kemi Saliun ,apo kushdo qe ka qene keto kohe
        -apo se jemi ne varferi me shumice ,
        kemi marre borxhet me shumice dhe nuk po mbarojme ca rruge
        apo se eshte vjedhur 80% e fondit te cdo tenderi
        apo se kemi qene si shkerdhata kur donim te leviznim jashte shtetit
        apo se kemi sistemin shendetesor me te mire ne bote
        apo se vriten robt me shumice per hasmeri leshi dhe fjale goje

        Cfare leshin kemi ne qe duhet te jemi Krenare ??

        Jemi Shqiptare dhe kaq .
        Qe jemi shqiptare nuk duhet ta mohojme andej ku shkojme por jo te pirdhemi kot .Si ajo dhia e zgjebosur .

        Nacionalizmi dhe patriotizmi nuk ka brire .Nuk mund te thuash qe je patriot ne rast se ben nje xhest apo cfare .
        Patriotizmi ka te beje se cfare ben per vendin tend ,PA E PATUR MENDEN SA DO PERFITOSH FINANCIARISHT.
        O Trim

        1. anticensurë says:

          ti pyet përse duhet të jemi krenarë!
          rreshton një tufë me gjëra jo të këndëshme dhe në fund i jep vet përgjigjen!
          “Jemi Shqiptare dhe kaq ”
          atëherë mor shpirt çfar përgjigje kërkon nga unë!?
          unë do të të thosha të njëjtën gjë!krenaria time nuk i prish punë kernarisë së gjermanit afrikanit apo aziatikut!ata kanë të drejtën e tyre për të qënë krenar,dhe për tu rrespektuar për krenarinë e tyre kombëtare,të prejardhjes o atë që kanë!
          po të tregoj dy raste:
          kur po zhvillohej kampionati europian gjat ndeshjes rusi-hollandë ndodhesha në zvicër,po pinim nga një gotë birrë me disa shokë të mi të vjetër vëndas!disa tavolina më tutje dy ruse ulërinin sa herë shënonte ose kishte aksion rusia!njëri nga shokët u bë nervoz,kujtova nga lartësia e zërit që vajzave,por nuk ish ashtu!më tha se përse ulërasin këto ruset!i thashë skuadra e tyre është!? është normale,ok diskutimi vazhdoi!
          pasi mbaron ndeshja vjen dhe afrohet një shoku tim me gruan e tij!ky shoku që debatoja për ruset,duke ditur që ky shoku i ardhur ishte kosovar dhe duke ditur urrejtjen që kanë shqip e kosovës për sllavët provokoi për të marrë mbështetjen e tij kundër ruseve duke thënë se “na çanë menderen këto ruset duke bërë tifozllëk!”
          ky shoku i tha pa u menduar aspak:”është normale skuadra e tyre është!për kë do ti të bëjnë tifozllëk për hollandën?”
          rasti i dytë është kur punoja në zvicër!kisha dy nxënasa që punonin me mua:njëri sërb tjetri kroat!ditën e parë që i dëgjova duke folur,flisnin gjermanisht!me mirsjellje i pyes:nuk dini mirë gjuhën tuaj apo çfar?të dy në një kohë më thanëse e dië mirë,pooor këtu jemi në zvicër!?!gjithë mëdyshje!
          dhe kjo ju pengon të flisni gjuhën tuaj???dhe diskutimi vazhdoi!si përfundim ata flisnin gjithnjë gjuhën e tyre!më pas erdhi dhe një nxënës i tretë sërb!ai fliste gjithnjë gjermanisht!unë ngaqë nuk kisha të bëja shumë me të nuk e kisha vënë re një gjë të tillë!një ditë këthehem më shpejt nga pushimi i drekës dhe i dëgjoj të flasin gjermanisht!duke qënë të tre të të njëjtës gjuhë i pyeta përse nuk flisnin gjuhën e tyre?në kohën që unë po bëja pyetjen sërbi i parë kishte filluar të qeshte!ju këtheva:çka për të qeshur?duke vazhduar të qeshurën më thotë”i kam thënë këtij që po ta dëgjosh ti që nuk flet gjuhën tonë ka rrezik të hajë ndonjë shpullë”pasi biseduan pak dhe ai ndryshoi mendim dhe fliste në gjuhën e tij!
          ti thashë këto fakte se gjithkush ka rrënjët e tija nuk janë as më të mira e as më të këqija se të të tjerëve!rrënjët e tua janë të tuat!mund të trapiantosh rënjë të tjera shumë më të mira,por si të tuat nuk janë!të mos jesh krenar me prejardhejen tënde,je në luftë me genet e tua!sado të përpiqesh që me anë të ndërgjegjes të luftosh,bindësh atë që ka lindur më parë sse ndërgjegja bën një gabim të madh!bën një luftë që nuk mund të fitohet!genet janë para ndërgjegjes!genet shqiptare janë para çdo lloj nënshtetësie që ti mund të marrësh në të ardhëmen!
          mua zotëri nuk më pengon askush që të shprehë përkatësinë e tij etnike,pavarsisht se është natyralizuar,ose ka marrë nënshtësinë shqiptare!asnjëherë zotri!unë që jam krenar për kombësinë time nuk më shqetëson krenaria e një kombi tjetër!më duket e natyrëshme,e nevojshme!më rrit krenarinë për zgjedhejn time!njerëz krenarë për kombësinë e tyre ka në të gjithë botën,ashtu si dhe jo krenarë!për fat të keq!
          ti je nag ata që bëjnë pjesë në të dytën!
          ti do ta recitoje vjershën e çajupit:
          “mëmëdhe nuk dua të ta shoh bojën
          pr po të jesh i pasur të dua shumë”

  16. edi says:

    mire bejne i lumte ata gjak shqiptari kane nuk mund ta ndryshoj dot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje