Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i ka ndaluar lojtarët e rinj të klubit të përdorin falas makinat sportive të sponsorit Chevrolet. Junajtid nënshkroi një kontratë prej qindra milion paund me kompaninë amerikane, për të mbajtur emrin e saj në fanella duke filluar nga sezoni 2014-2015.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi të bashkëpunimit, Chevrolet i ofroi menjëherë lojtarëve të ekipit të pare një listë me makina luksoze nga të cilat mund zgjidhnin një veturë falas, ndërsa është mësuar se shumë prej yjeve të skuadrës zgjodhën modelet sportive të Corvette.
Megjithatë, Ferguson ka ndërhyrë, duke dhënë urdhrin se asnjë lojtar nën moshën 23 vjeç nuk do të lejohej të porosiste një model sportiv të kësaj makine.
Për më tepër, lojtarë si Dani Uellbek (21 vjeç), Fil Xhouns (20), Kris Smalling (22) dhe Rafael (22), nuk do të lejohet të nisin asnjë lloj makine të sponsorit pa miratimin e Ferguson.
“Ashtu si me shumicën e partneriteteve me firma prodhimi automjetesh, Chevrolet do t’u ofrojë lojtarëve makina falas. Por modeli që secili lojtar do të përdorë do të varet nga koha e tyre në klub dhe eksperienca në nisjen e makinave”, ishte komenti zyrtar i Mançester Junajtid.
Sa probleme “serioze ” kane ca njerez sot ne bote !!!!!
Fergie, ujku vjeter!
Vetem gopin mos ua ndalo se nuk do te te binden ?