Drejtuesit e futbollit kosovar janë të ndërgjegjshëm se pavarësisht premtimeve të FIFA-s, kthimi në realitet i ëndrrës për zhvillimin normal të miqësoreve ndërkombëtare të kombëtares së futbollit, do shumë kohë për t’u realizuar.
Ndonëse FIFA ka vendosur që në muajin maj të lejojë Kosovën të përfaqësohet në rang ndërkombëtar me kombëtaret e saj të futbollit, zbatimi praktik i këtij vendimi është lënë në vendnumëro për shkak të “modaliteteve”. Më saktësisht, bëhet fjalë për pretendimet dhe kundërshtimet e ashpra të Federatës Serbe të Futbollit si dhe UEFA-s, të cilat kundërshtojnë FIFA-n mbi këtë vendim.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se tani po shihen të gjitha alternativat e mundshme për të bërë realitet vendimin e FIFA-s, mes të cilave edhe ajo që të mos zhvillohen ndeshje në Evropë, apo vetëm me shtete që njohin pavarësinë e Kosovës.
“FIFA po shqyrton disa opsione. Një nga ato mund të jetë që të mos kemi të drejtë të luajmë ndeshje miqësore me përfaqësueset e shteteve të Evropës”, tha Salihu.
“Një opsion mund të jetë që të na lejohet të luajmë vetëm me përfaqësueset e moshave apo të futbollit të sallës, ndoshta vetëm me shtete që njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, kërkesa jonë kryesore mbetet ajo që të luajmë me kombëtaren e të rriturve”, tregoi ai.
Vendimi përfundimtar rreth kësaj çështje pritet të merret në fund të muajit shtator, kur do të mblidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s.
po dihet qe europa eshte kurve kontinent.ca te presesh nga ata qe na ndane ne 1913 midis fqinjeve dhe sot vijne ne shqiperi na japin leksione demokratike europa do rrezohet nje dite nuk e ka te gjate.
Kjo Puna e Kosoves, sa po vjen dhe me shume po Largohet Shqiperise, e Nisen me Flamur te cilin e Nderruan, pastaj me Himn Kombetar tani me Futboll dhe pastaj si dihet me cfar…. nuk do te ishte me mire qe Kosova dhe Shqiperia te zhvillojne Bisedime Intensive me FIFA qe Shqiperia dhe Kosova te kene 1 Kampionat Kombetar te Perbashket…. dhe Gjithashtu 1 Kombetare te Perbashket… Kur Serbeve Bullgarve Maqedoneve Grekve u njihet e Drejta te Pajisin me PASS te gjith Qytetaret e tyre jashte Kufijve Perkates, Pse Shqiperia dhe Kosova nuk e kerkojne te njejte gje, Pse nuk u bejne te Ditur Qarte e Shkurt EU dhe USA qe sado ju po mundoheni te na Largoni ne perseri do te Bashkohemi, pse keto Qeverite tona ne Kosove dhe Shqiperi presin te Bashkohen ne Bruksel kur dihet qe edhe EU vete mund te Shperbehet. Na ka Mbyt Injoranca na Ka mbyt ne te 2 anet e Kufirit.
Cfare idiote mban Kosova me paga e honorare. Po mire mo balashe shkoni luani atehere ne ligen Arabe, Turqine a Azerbajzhanin?! Nuk e kuptojme kete llogjike te ketyre zyrtareve halldupe kosovare per ta mbajtur Kosoven larg rrjedhave Europiane e per ta degedisur brigjeve te anadollit e shkretetirave te Arabise—-!