Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, beson se skuadra e tij përballet me një detyrë shumë më të vështirë ndaj Real Madrid në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, pasi rivalët e tyre historikë janë ende në kërkim të fitores së parë zyrtare në këtë sezon. Nëse Barça arriti të përmbysë disavantazhin përballë Osasunas duke marrë një fitore të vështirë 2-1 në fundjavë, e kundërta ndodhi me Real Madrid që la t’i ikte nga duart avantazhi 1-0 për t’u mundur 2-1 nga Getafe.
“Kjo situatë i bën ata më të rrezikshëm. Por kjo është normale, e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe me ne. Nëse ne nuk do të kishim fituar në dy ndeshjet e para dhe do të luanim në fushën tonë, do të mundoheshim të ndryshonim dinamikën e situatës sa më shpejt që të ishte e mundur”.
“Megjithatë, Real Madrid është i rrezikshëm në vetvete për shkak të numrit të lojtarëve cilësorë që ka në përbërje dhe faktit që luhet në “Santiago Bernabeu”. Është e pamundur të mendosh të shkosh në Madrid dhe të kesh një ndeshje të qetë. Ata janë shumë të mirë. Mjafton të shohësh atë që arritën të bënin vitin e kaluar”, u shpreh trajneri i Barcelonës.
“Kuptohet që është më mirë të fitosh Superkupën se sa të mos e fitosh atë, por nuk besoj se kjo do të ndikojë në sezonin e dy skuadrave. Kemi luajtur vetëm tre ndeshje dhe nuk mendoj se fitorja e Superkupës do të bëjë të mendohet se mund të fitohen të gjithë trofetë. Të gjithë e dimë se Real Madrid do të fitojë shumë ndeshje dhe pikë në të ardhmen”, përfundoi ai.
Nese nuk ja “kompesojne” kampionatin e vjetshem barces, reali merr sot superkupen pas nje loje dramatike.
Nje gje eshte 100% e sigurt, kemi per te pare nje ndeshje te bukur!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Njishtas per REALIN!
Takohemi per dyshtas!