Alban Meha vishet kuqezi

30 Gusht 2012, 16:58Sport TEMA

Mesfushori i talentuar i Paderborn, një nga zbulimet e Bundesligës 2 në sezonin e kaluar, Alban Meha, do të vesh fanellën e përfaqësueses shqiptare për ndeshjet kundër Qipros dhe Zvicrës në shtator.

Futbollisti kosovar ka marrë ftesën nga trajneri Xhani De Biasi pasi është pajisur me pasaportën shqiptare dhe do të jetë në gjendje të zbresë në fushën e lojës në këto takime kaq të rëndësishme për kuqezinjtë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.

Meha është një lojtar mjaft i talentuar dhe për këtë arsye, shumë kuqezinj të tjerë që aktivizohen në Gjermani si Mavraj, Kapllani, por edhe Lala apo Skela, i kanë këshilluar trajnerit De Biasi që ta grumbullojë atë sa më parë në kombëtare. Sapo është marrë garancia e sigurimit të pasaportës shqiptare për Mehën, FSHF i ka dërguar atij ftesën, siç është konfirmuar sot edhe nga vetë klubi i Paderborn.

“Alban ka patur një zhvillim të shkëlqyer te Paderborn. Thirrja e tij në kombëtare është konfirmimi i një pune të mirë të përbashkët”, ishin fjalët e menaxherit të klubit, Mikael Born.

Ndërkohë, një tjetër futbollist kosovar i afruar në kombëtare për këto dy ndeshje, Burim Kukeli i Zyrihut, është bërë objekt polemikash në Zvicër. Ka bërë shumë bujë fakti se gazeta zvicerane “Blick” e ka cilësuar vendimin e tij për t’u bashkuar me Shqipërinë si të gabuar, ndërsa edhe ka ironizuar me lojtarin duke i kujtuar se miku i tij më i afërt, Gokhan Inler, ishte kapiten te Zvicra, ndërsa ai kishte bërë kontratën e parë si profesionist vetëm në moshën 24 vjeçare.

Për më tepër, kjo gazetë në mënyrë të turpshme ka tentuar të ulë figurën e mesfushorit kosovar, duke i kujtuar atij se në vitet e para të karrierës së tij, kishte punuar edhe si pjatalarës.

Këto komente në mediat zvicerane duket se po tensionojnë më shumë situatën para ndeshjes mes dy kombëtareve, duke patur parasysh se në radhët e përfaqësueses zvicerane luajnë shumë futbollistë me origjinë shqiptare si Behrami, Xhemajli, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi.

9 komente në “Alban Meha vishet kuqezi”

    1. raimondi says:

      Bravo Alban ! Je tamam vellai jone !

      Sa gazete e qelbur gazeta zviceriane –Ajo i kujton punen si pjatalares ,
      po ketu ne Amerike kane punuar pjata lares ne fillimet e tyre edhe ish presidente
      dhe yjet e Hollivudit apo te muzikes dhe askush nuk e quan per turp..

      Shume komb i lig zvicerianet__Ne fakt nuk do shume mend te kuptosh se ata jane kombi shume antishqiptar se duket si nga politkanet e Zvicres
      edhe nga media zviceriane –Shume njerez te ulet dhe pa moral fare

      Tamam shkerdhata__Por edhe media jone duhet tu ktheje nje pergjigje atyre gazetave zviceriane

      Mos lozni o cuna fare me ata qelbesirat e Zvicres –I Lini te lozin njehere vete, , ta shikojme sa te zote jane ……

      Nejse, Faleminderit Alban qe u bashkove me ne –Ke bere skarifice te madhe

      Urime gjithe sportisteve shqiptare kudo qe lozin ! .

  1. KERCOVARI says:

    bravos keshtu duhet
    TE NDEROJM SHQIPERIN DHE TER KOMBIN

  2. Ben Chicago says:

    formalisht quhet kombetarja e shqiperise
    faktikisht kombetarja e kosoves

    1. Nje kuqezi says:

      Ti Ben Qen mos leh shume. Çrendesi ka se nga vijne futbollistet !A nga Kosova a Maqedonia a nga Ulqini a Vlora. Rendesi ka se keta e duan kombetaren,e duan atdheun e flamurin. I lumte futbollistit Meha qe pranoj pasaporten shqiptare. Te marrin mesim te gjithe ato talente nga gjesti i ketij futbollisti.
      I urojme Alban Mehes suksese dhe vetem suksese.

      1. Eri says:

        Te jemi realist, nese Albanit do i ofrohej nje vend ne kombetaren gjermane ai do kishte bere zgjedhje tjeter. Gjithesesi na vjen mire qe kombetarja perforcohet dhe rifreskohet me elemente te rinj dhe i pafshim hajrin Mehes, Kukelit dhe shume te tjereve.

    2. Gjakova says:

      Ben, je mjaft i prapambetur se pari nga intelegjenca e pastaj edhe nga karakteri. Nese ti nuk e ndjen ne shpirt qe je shqiptar pa marr parasysh ku ke lindur ti apo prinderit e tu – ateher ore vlla, nderro emrin dhe gjitha tjerat me rend – behu mongol apo sudanez qkado qe ty ta ka qejfi dhe mos komuniko ne shqip më, se kjo gjuhe qe ti e flet ketu eshte gjuha shqipe , nuk di qe kemi mesu dikund ne në Kosove qe paska edhe gjuhe Kosovare..Pra jemi Shqiptar te gjithe, don apo sdon ti…. Te fala nga Gjakova

  3. toni says:

    Eshte normale qe nga gazetat ketu ne Zvicer te kemi komente denigruse per futbollistet Shqiptare por dhe per Shqiptaret ne pergjithsi,deri sa te kemi te tille ambasadore qe nuk jane te zotet te ngrene breket e veta nuk ke ca pret me shume.flm

  4. Emigranti_UK says:

    Shteti shqiptare dhe trupat diplomatik jane hajduta dhe kriminela qe kujdesen dhe punojne ne favor te serbise dhe greqise.
    Turp or popull se kush ju drejton dhe cfar politikanesh jane ne pozit dhe opozite….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje