Andres Iniesta është fituesi i edicionit të dytë të çmimit “Lojtari i Vitit” të dhënë nga UEFA. Mesfushori spanjoll, një nga emrat më të njohur të përfaqësueses së këtij vendi dhe Barcelonës në vitet e fundit, ka marrë vlerësimin falë votimit të gazetarëve evropianë që kanë përzgjedhur emrin e tij para atij të Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
Në votimet që ishin kryer në përfundim të Euro 2012 mes gazetarëve të 53 vendeve anëtare të UEFA-s, këta tre futbollistë kishin fituar më shumë vota, ndërsa për ta është votuar mbrëmë edhe një herë në mbrëmjen gala të organizuar nga UEFA me rastin e hedhjes së shortit për fazën ne grupe të Ligës së Kampioneve.
Në fund, fitimtar është shpallur Iniesta me 19 vota, ndërsa Mesi dhe Ronaldo janë ndarë në “barazim” me nga 17 vota secili. “Ky është një çmim që ia dedikoj shokëve të skuadrës në kombëtare dhe ekip. Jam shumë i nderuar që gjendem në këtë skenë me dy futbollistë si Kristiano dhe Leo”, ishin fjalët e Iniestas pasi pranoi trofeun nga duart e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini.
Mesfushori shtatshkurtër i përfaqësueses spanjolle ka qenë heroi i kombëtares së tij duke shënuar golin e fitores në finalen e Botërorit 2010 përballë Holandës, ndërsa u shpall edhe futbollisti më i mirë i Euro 2012. Gjatë viteve të fundit, ai ka qenë gjithmonë kandidat përkrah Mesit e Kristiano Ronaldos për të marrë “Topin e Artë” dhe fitorja e trofeut individual evropian në këtë vit mund ta ndihmojë për ta arritur këtë objektiv në këtë edicion.
E meritonte. Zoti Injesta eshte lojtar magjik. Loja e tij eshte e papare. Xavi,Injesta, Mesi, ah ç’futbollista! Ke qejf ti shikosh.
Ky i te kuqve united e meritonte ma shum!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Hahahaha cfare fytyre beri mbreme cristiano kur iniesta mori cmimin. Do vdese nga zilia ndonje dite ky djale. Po luan mendsh nga inati qe ka per mesin!