Keroll, te Uest Hem me helikopter

31 Gusht 2012, 11:37Sport TEMA

Endi Keroll ka kaluar te Uest Hem në formë huazimi nga radhët e Liverpulit dhe dëshira e klubit të tij të ri për ta patur në radhët e tij, u tregua nga fakti që vunë në dispozicion një helikopter për të transferuar menjeherë lojtarin nga qendra stërvitore e skuadrës së tij, te klubi i ri.

Futbollisti u ul me helikopter pikërisht në fushën e stërvitjes së skuadrës londineze, që ka bërë goditjen më të bujshme të merkatos në Angli, ndonëse bëhet fjalë vetëm për huazimin njëvjeçar të lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.

Uest Hem do t’i paguajë Liverpulit shifrën e 1.5 milion paund për huazimin e lojtarit, si dhe rrogën e tij prej 80 mijë paund në javë. Nëse në fund të sezonit të gjitha palët do të jenë dakord, Uest Hem mund të blejë përfundimisht futbollistin 23 vjeçar për 18 milion paund, gjysma e shumës që pagoi vitin e kaluar Liverpuli për ta marrë nga Njukasëll.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu te Uest Hem dhe pres me padurim që të filloj. Kuptohet që dua të luaj dhe të shënoj gola. Njoh trajnerin dhe disa prej lojtarëve ndaj është gjë fantastike për mua të vi në një vend ku njoh njerëz. Vendimi im për të ardhur këtu është edhe meritë e trajnerit Sem Allardais, të cilin e njoh mirë që nga koha e Njukasëll dhe me të cilin kam përjetuar sezone të shkëlqyera”, zbuloi Keroll. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje