Alesandro Del Piero duket do të vazhdojë aventurën e tij futbollistike në Asutrali. Ish-kapiteni i bardhezinjve të Juventusit ka hedhur poshtë ofertat e Sionit dhe Sëlltikut, me të cilin mund të luante në Ligën e Kampioneve, për të shkuar në Australi, ku do të luajë me klubin e Sidneit.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit australian, që ka lëshuar një komunikatë për këtë marrëveshje. Menaxheri i përgjithshëm i Sidneit, Tony Pignata do të udhëtojë në fundjavë drejt Italisë, për të nënshkruar marrëveshjen.
Por, Del Piero ka hedhur poshtë arritjen e një marrëveshje me klubin australian, të paktën për momentin. Vëllai i Del Pieros, Stefano, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij, ka thënë se tratativat vazhdojnë.