Paraqitja e Radamel Falkao në ndeshjen e Superkupës së Evropës me 3 golat e tij, ka bërë që sulmuesi kolumbian të meritojë elozhe nga ekspertët e futbollit botëror. Kjo është arsyeja pse trajneri i Atletiko Madrid, Diego Siemone, është shfaqur i lumtur që futbollisti ka vendosur të qëndrojë pjesë e skuadrës spanjolle.
“Sa mirë që ndeshja u luajt me datë 31 gusht! Fatmirësisht mëkatoja u mbyll, pasi nëse do të luanim pak ditë më parë, me këto tre gola që shënoi, atëherë do ta kishim patur të vështirë ta mbanim në ekip. Mendoj se për momentin, Falkao është një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim”, tha tekniku argjentinas.
I të njëjtit mendim është edhe Roberto Di Mateo, i cili pa se si lojtari masakroi mbrojtjen e tij që i kishte rezistuar me sukses sulmit të Barcelonës e Bajern Mynih për të siguruar Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar.
“Ai është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në kontinentin tonë. E dinim që para ndeshjes se do të kishim përballë një nga sulmuesit më të fortë që luajnë në Evropë. E tregoi përsëri këtë sot, sidomos me golin e dytë. Ai është një futbollist i shkëlqyer”, tha trajneri i Çelsit i cili në fillimin e merkatos së verës u mundua të blinte lojtarin e Atletiko Madrid, por ndeshi në rezistencën e klubit spanjoll që kërkoi 60 milion euro për shitjen e tij.
FALKAO PO LUAN SHUME MIRE .VINI RE KUR T’A KERKOJE NDONJE NGA SHEIKET E NAFTES DHE FATI DO T’I BUZEQESH FALKAOS SE DO FUS NE XHEP NJE SHUME ASTRONOMIKE .POR UNE DO T’I THEM FALKAOS QE TER MOS MARRE FLAKE SI PUSHKA E JEVGUT DHE TE MOS E PRISH FOLENE QE KA SE DO T’A KETE TE VESHTIRE QE T’A NDERTOJE PRAPE.
Te gjithe te cmendur pas Gites, – duhet te ishte titulli:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Falkao perfundon tek Barcelona vitin tjeter! E imagjinoni dot se ç’fuqi sulmuese do te kishte nje dyshe Mesi-Falkao?
Ky kolombiani me keto bemat, po luan ne nivelin e Mesit.
pse me ,qe te gjithe te barca do vene???????????
Me cfare lekesh?vetem ti nuke dike qe Barcelona eshte me borxhe deri ne fyt.Falcao e ka klausolen 90 mln euro,se vete Atletico Madrid e ka blere 47.
Eshte sulmuesi qe i duhet Barcelones per te patur edhe opcionin e ajrit ne zonen kundershtare – opcion qe me xhuxhat e tanishem, nuk perdoret kurre! Barcelona ate mund ta paguaje €30 milione + 1 apo dy futbolliste qe Atletikos mund t’i hyjne ne pune. Bast qe ne veren e 2013 kalon tek Barcelona, bashke me LLorenten e Bilbaos(me parameter zero)!