Dita e fundit e merkatos në Itali ka sjellë lëvizje të mëdha kryesisht te skuadrat e mesit të tabelës dhe ato të vogla, ku bie në sy xhiroja e sulmuesve që u konkretizua në orën e fundit të merkatos.
Ish-sulmuesi i përfaqësueses italiane, Luka Toni, ka arritur të nënshkruajë për një vit me skuadrën e Fiorentinës, ekip falë të cilit arriti të shpërthente në arenën ndërkombëtare dhe të bëhej protagonist me përfaqësuesen. Lojtari do të përfitojë 400 mijë euro në këtë sezon, ndërsa pritet të jetë një alternativë për repartin e avancuar të skuadrës që drejtohet nga Vinçenco Montela.
Një tjetër “ish” që kthehet është Marko Borrielo, i cili ka braktisur Romën për t’u kthyer në radhët e Xhenoas, ekip ku përjetoi sezonin më të mirë të karrierës së tij, atë 2007-2008 kur shënoi 19 gola në 35 ndeshje, ndërsa ishte huazuar aty nga Milani.
Vendin te skuadra e Xhenoas ia ka lënë bosh Alberto Xhilardino, i cili tashmë mund të cilësohet futbollist i Bolonjës, si dhe Ze Eduardo, i cili mendohej të shkonte te Milan, por përfundoi te Siena.
Falë këtyre lëvizjeve, Bolonja ka arritur të shesë përfundimisht te Sauthempton uruguaianin Gaston Ramirez në minutat e fundit të merkatos. Ndërkohë, dështon kalimi i Ziegler nga Juventus te Parma, ashtu si edhe transferimi nga Atalanta i Peluso, për të cilin interesoheshin të gjitha ekipet e mëdha italiane.
Ishalla na e blejne per fare ne merkaton e janarit ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html