Mançini, përsëri i pakënaqur me blerjet

1 Shtator 2012, 10:50Sport TEMA

Roberto Mançini është shfaqur përsëri i pakënaqur me merkaton e klubit, ndonëse kampionët e Anglisë shpenzuan 53 milion paund për të sjellë 5 lojtarë të rinj gjatë javës së fundit.

Mançester Siti bleu vetëm gjatë ditës së djeshme Havi Garsia (16 milion paund nga Benfika), Matija Nastasiç (12 milion paund nga Fiorentina), Skot Sinkler (6 milion paund nga Suonsi), Maikon (3 milion puand nga Inter), pa harruar Xhek Roduell (16 milion paund nga Everton) të cilin e bleu një javë më parë.

Por trajneri insiston se klubi nuk ka arritur të blejë lojtarët që ai dëshironte si Van Persi, Hazard, Martinez e De Rosi.

“Isha shumë i mërzitur pasi është e vështirë të bësh gjithçka në një javë apo 10 ditë. Kur mbaron sezoni, zhvillohet një mbledhje me klubin dhe flitet rreth lojtarëve. Por shpesh nuk arrin të blesh të gjithë ata futbollistë që dëshiron”.

“Kuptohet që një trajner dëshiron të ketë zgjedhje, por unë tashmë duhet të them se jam i kënaqur me këto lojtarë që mbërritën”, tha Mançini, i cili nuk ka arritur të sigurojë firmën me një tjetër yll, siç kishte shpresuar në fillim të merkatos.

2 komente në “Mançini, përsëri i pakënaqur me blerjet”

  1. BREGU I DASHIT says:

    O MANCIN PORDHALECI , NUK BEHET STANI ME LEPUJ KU LEPURI ME I MADH JE TI.TI JE VELLAI I MURINJOS POR NE INVERS SE AI MURINJO ESHTE NJE TELENDAR I NDYRE TI JE GJOJA MENDJELLI. POR ME VJEN KEQ DHE PER ANCELOTIN QE E HODHI KARRIEREN NE ERE. POR KAM FRIKE SE KETE RRUGE DO TE NDJEKE DHE GUARDIOLA QE PO PRET SI DHELPRA PER KOQET E DASHIT ,SE DONTE RROGE ME TE MADHE SE MESSI !!!!

  2. Argita_B says:

    Pordhe italioni…. Ka 40 lojtare ne dispozicion, trajner i madh eshte ai qe formon ekip, formon skema taktike dhe pergatit lojtaret qe ka, jo te bleje çdo vit nga 20 lojtare dhe te qahet.
    Keta marin nga 8 milione euro ne vit e vetem qahen!
    Qekur ka qene lojtare me mistrec nuk ka patur ndonjehere, is me qen nga Berati ky dreq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje