Kristiano Ronaldo, i dëshpëruar: Te Reali nuk më duan

3 Shtator 2012, 12:45Sport TEMA

Kristiano Ronaldo ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij te Real Madrid dhe kjo ka bërë që situata te kampionët e Spanjës të tensionohet në mënyrë të papritur. Sulmuesi nuk festoi dy golat e shënuar kundër Granada, ndërsa pas ndeshjes nuk ngurroi të konfirmonte shqetësimin e tij para shtypit.

“Jam i mërzitur për shkak të një çështje profesionale dhe klubi e di arsyen. Kjo është pse nuk festova golat, pasi nuk jam i lumtur. Njerëzit në klub e dinë pse. Kjo nuk ka të bëjë aspak me faktin që Iniesta mori çmimin e UEFA-s. Por nuk do të flas më rreth kësaj çështje dhe do të përqendrohem vetëm te kombëtarja e Portugalisë. Ka gjëra shumë më të rëndësishme se kjo”, ishin fjalët e futbollistit që kanë nisur një valë të madhe spekulimesh rreth shkaqeve të këtij shpërthimi të papritur publik.

Gazeta “Marca”, e afërt me klubin spanjoll, insiston se kjo situatë vjen pasi Kristiano Ronaldo mendon se nuk e duan te Real Madrid, gjë të cilën ia ka thënë edhe presidentit Florentino Perez në një takim që është mbajtur të shtunën në ambientet e klubit.

Drejtuesit e madrilenëve, të shqetësuar kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Horge Mendes, por ky i fundit insiston se portugezi nuk ka dyshime nga ndonjë ofertë e mundshme nga klube të tjera dhe me sa duket është i pakënaqur për faktin se klubi nuk ka bërë ende hapa para në rinovimin e kontratës së tij.

Por gazeta sqaron gjithashtu se pjesë e kësaj pakënaqësie vjen nga fakti që shumë futbollistëve të skuadrës nuk u pëlqen statusi i “yllit” që ka lojtari dhe për këtë arsye, relatat e tij me shumë prej madrilenëve të tjerë nuk janë më miqësore. Ndonëse një gjë e tillë nuk shfaqet në publik, lojtari nuk ka më miqësi me lojtarë si Marcelo, të cilët kontrollojnë grupin e lojtarëve te kjo skuadër.

15 komente në “Kristiano Ronaldo, i dëshpëruar: Te Reali nuk më duan”

  1. BREGU I DASHIT says:

    JO MORE SPITULLAQ JO ,JO MORE KAPOSH PA FARE JO ,JO MORE KAPOSH PA BISHT JO . TI MORE DJALE VUAN NGA DELIRI I MADHESHTISE , TI VUAN NGA TE QENIT JO I PARI ,por TI HARRON NJE GJE qe ty te mungojne KAPACITETET. TI VEPRON ME INSTIKTE JO ME INTELIGJIENCE DHE NE FUSHE ,TI NE FUSHE NGA VEPRIMET QE BEN ME TOPIN ( JE LOJTAR SHUME -SHUME I MIRE ) DUKESH QE JE NEVRIK DHE DICKA TE MUNDON ,DUKET KUR EGZEKUTON FAULLET ,NGA MENYRA SE SI DO T’U IMPONOHESH DUKE HAPUR FORT KEMBET ETJERA . T’I BERE VEPRIMIN ME TE ULET KUR INIESTA MORI TROFEUN E ME TE MIRIT ,TROFE QE DUHET T’A KISHTE MARE QE ME PARE ,T’I SHTREMBEROVE BUZET . TY PO TE SHKATERRON SI NJERI “BABAI ” YT MURINJO . T’I E DI QE NUK E MER DOT TOPIN E ARTE SEPSE MESSI E KA TE HIPOTEKUAR ATE ,KUR AI SIVJET THEU TE GJITHE REKORDET QE ISHIN TE PATHYERA NE FUTBOLL PER TE GJITHA KOHERAT QE NGA 1925 DHE DERI TEK REKORDI I FRIKSHEM I LEGJENDES MULLER I VENDOSUR QE NE 1972 ETJERA ETJERA . NUK KAM ME KOHE TE MERREM ME TY . O …..

  2. qerramudhi says:

    Hahaha Ti je legen qe se ke shokun , prandaj ske as shoke me . Ti mendo se je vetem ti se vetem ti e bene nje skuder te fitoj , ti edhe ai Murinjoja yt . Por si more mendone ti se do te duan spanjollet e realit ty me shume se iniesten e ksavin . Ike legen bashke me murinjon se degjeneruat nje ekip te tere .

  3. albani says:

    cristiano je pak mendjemadh dhe prepotent, por gjithsesi je nr 1,,,,

    number 1 te reali se, ne bote esht messi

    1. majmuni ' hirko' says:

      o alban i mire eshte ronaldo e dime te gjithe por ka karakter teper te dobet dhe eshte njeri arrogant dhe pa respekt per shoket…e pse u dashka respektuar ronaldo me shume se lojtaret e tjere te ekipit??pardje ne njerin nga golat 50% ishte merita e ozilit qe i dha gol te gatshem e keshtu ne te shumten e rasteve,po te jete i zoti ronaldo le te zbrese i vetem ne fushe dhe te luaj perballe skuadrave kundershtare dhe ta shohim sa i vlen lekura….me sa di une futbolli ka sukses kur behet loje kolektive dhe jo individuale…e harruat brazilin e 86??

    2. ekziston vetem nje RONALDO. FENOMENI says:

      Po , c’keni more qe e shani. Keni inat se eshte i bukur , i pasur , dhe i suksesshem . Turp te keni.

      1. tinna says:

        o zott bre ma i miri ne bott osht ju q a e shani ja kini inatii loqkkaaaaaaaa veq vazhdoooooo se nuk ka mshkull ne bott ma te bukur se tii ju qa jeni kunder Ronaldosss fuckkkkkkkkk

  4. BREGU I DASHIT says:

    ” QERAMUDHI” ! TE PERGEZOJ SE KOMENTI YT ME KONCIZ SE IMI .

  5. england says:

    Nga natyra futbollistet ne pergjithesi jane pak arrogante,apo edhe mendjemedhej,por kjo nuk ja ul vlerat atyre me cfare ata tregojne ne fushen e lojes,nese do ndodhte e kunderta(pra te ishin te sjellshem apo shume te edukuar)ata mund ti bienin pianos,apo violines!ndersa ti B…t e Dashit me mire do te shkonte per shtat nick-u ja fut si kau peles,ty nuk te le te jesh realist,urrejtja qe ke per Mourinjon dhe Ronaldon,hiqi syzet e urrejtjes dhe do kuptosh qe ja ke fut si kau…

  6. BREGU I DASHIT says:

    SIR ENGLAND ! UNE NUK I URREJ PER PERFOMANCEN NE FUSHE ,POR PER GJENE ME KRYESORE QE ATA NUK DINE TE SILLEN SI PROFESIONISTE . ATA JANE SHEMBELLTYRA E KAPRICOZIT , E PORDHALECEVE , MENDJEMEDHENJ POR PA TRU. PSE VIOLINES I BINTE GERHARD MULLER : MISHEL PLATINI : BOBY CHARLTON : ROBERTO BAGGIO : PEDRO EUZEBIO APO LIONEL MESSI e plot LEGJENDA TE TJERA. JO .DUHET TE ARRISH TE KUPTOSH QE MIRE KARAKTERI NE FUSHE , POR ME SHUME RENDESI KA SE CFARE MESAZESH PERCJELL FUTBOOLISTI ME LOJEN E TIJ TEK SHOKET E SKUADRES , TEK EKIPI ” KUNDERSHTAR ” dhe TEK MBARE OPINIONI SPORTDASHES NE MBARE BOTEN . PSE SI KUJTON TI SE KETA KORIFEJ QE UNE PERMENDA ME LART NUK I ZOTERONIN TE DY CILESITE TE SHKELQYERA QOFT SI FUTBOLLISTE TE PERSOSUR ,QOFTE DHE SI NJEREZ NGA KU MBARE RINIA E KOHES SE TYRE MUNDOHEJ TI IMITONTE . [PO CFARE TU IMITOSH KETYRE 2 PALACOVE ? KE ,CILEN VETI .FUTJEN E GISHTIT NE SY APO FLOKET ME XHEL APO BARSETAT SI STAR TREKU . KE ? ME THUAJ CILEN ? PSE DEL BOSKE dhe GUARDIOLA A NUK JANE KETA SHEMBUJT QE DUHEN NDJEKUR NGA ATA QE INSPIROJNE TE JENE TRAJNERE , APO DHE ANCELOTI ? ESHTE VETEM NJE FAKT QE : VENDIN E PARE EKA TE HIPOTEKUAR MESSI .SA TE LUAJ MESSI RONALDUA NUK DO TE KETE DITE TE BARTDHE EDHE SIKUR TE ARRIJ TE MARR TROFE , SEPSE RONALDUA KA PROBLEME SIKUNDER DHE MURINJUA ME TE SHKUAREN TE CILAT KANE LENE JO GJURME POR VRRAGA TE THELLA NE KARAKTERIN E TYRE ,NDRYSHE NUK KA SE SI TE SPIEGOHET GJITHE AJO URREJTJE . TRAJNER SI MURINJO MUND T’A BEJE P,SH DHE ,( LE TE MARRIM NJE SHEMBULL VULGAR ) HASAN LIKA ,BOLL TI THUASH KE NE DISPOZICION PER 2 VJET 500-600-MILION EURO ! TI E DI SHUME MIRE SE SI VEPRON MURINJUA ME EKIPET QE KA TRAJNUAR ,PRAKTIKON TEORINE E TOKES SE DJEGUR .DO SHEMBULL ME TIPIK INTERI .KJO GJE DO TE NDODH DHE KUR AI TE IKI NGA REALI SEPSE AI U FUT LOJTAREVE TE TIJ UREJTJEN PER KUNDERSHTARIN ,DUKE E PARE ATE SI ARMIK QE PO TE KENE MUNDESI DHE T’A VRASIN . TJETER GJE AI U NXJERR LOJTAREVE KAPAVITETIN ME TE LARTE FIZIK SE SA KA MUNDESI TRUPI I TYRE QE ESHTE NJELLOJ SIKUR TE PERDORESH DROGE APO VIAGRA . POR DERI ME TANI LOJTARET MBRETERORE ,SPANJOLLE TE REALIT NUK KANE RENE PRE E METODAVE DHE E PROPOGANDES SE NJE SPURDHJAKU PORTUGEZ SI MURRINJO .KETO JANE ARESYET E MIJA DHE NUK DUA T’I IMPONOHEM NJERIU ME DEDUKSIONET E MIA .

    1. Argita_B says:

      Ronaldo nuk eshte as me shume e as me pak po eshte thjesht nje pjelle e shoqerise qe jetojme, ku femijet qe te vegjel i mesojne se duhet te jene te paret ne çdo gje.
      Per te qene te paret u mesojne qe dhe shtypin shoket apo shoqet e tyre, te behen egoiste mos kene meshire per njeri e i çveshin thuajse nga çdo ndjenje humane.
      Ronaldo eshte nje njeri me nivel te ulet intelektual, vjen nga famije varfer, po me talent, i pasur dhe i famshem pasi eshte nga futbollistet me te mire aktual.
      Kur padrone me shkolla, te “edukuar” qe drejtojne multinacionale nxjerrin nga puna me mijera njerez te varfer vetem per te fituar sa me shume para fondet e pensioneve, asnje su hidhet ne fyt si i hidhen Ronaldos se pashkolle…dhe pse Ronaldo te vetmin dem qe i ben shoqerise eshte provokimi ne nje fushe loje.

      1. qerramudhi says:

        E dija qe sdo rrije dote pa shkruar per kte RRugacin .

  7. qerramudhi says:

    england Talenti nuk pi uje po nuk ishe njeri ne radhe te pare . Respekti karshi te tjerve krijon respekte karshi teje .

  8. arian says:

    Ndërhyn Nestabrutalisht ndaj Mesit si e si për ta rrëzuar që mos avancojë më! Natyrisht, në pamundësi për ta ndaluar. Siç është në tokë, i rrëfehet sinqerisht albitrit i cili i tregon kartonin e verdhë se – Ç’të bëja? Si mund ta ndaloja ndryshe!?
    Afrohet Leo Messi dhe gjithashtu, në tokë akoma, Nesta i kërkon të falur për gjestin dhe duke i sqaruar se ishte i detyruar në pamundësi për ta ndërprerë në mënyrë të rregullt. Messi përkulet dhe i jep dorën duke e ndihmuar të ngrihet!!!
    Si do të reagonte Ronaldo në një moment të tillë? Njeriu që kur shënon i bie gjoksit duke thënë “UNË”!

  9. altea1234 says:

    Ronaldo je me i miri vlla po leni xhelozetttttttttt ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje