Aleks Ferguson ka paralajmëruar Uejn Runin të bëhet gati për një betejë të gjatë në karrierën e tij kundër rritjes në peshë. Trajneri i Mançester Junajtid, i cili gjithmonë i kushton rëndësi trashëgimisë gjenetike familjare të lojtarëve që blen, ka vendosur të trembë 26 vjeçarin me shpresën që ky i fundit të bëjë maksimumin për të qëndruar në formë dhe për të krijuar dyshen e ëndrrave me blerjen e re të klubit, Robin Van Persi.
Trajneri i cili sot drejton ndeshjen e 1000-të në stolin e Mançester Junajtid, mendon se e ardhmja është vetëm në dorën e Runit, nëse ai dëshiron të luftojë trashëgiminë gjenetike familjare apo jo.
“Uejn nuk është si Gigs. Rajan nuk ka shtuar kurrë një kilogram peshë gjatë gjithë karrierës së tij. Uejn është një djalosh që ka nevojë për ndeshje. Ai është i fuqishëm, i bëshëm dhe ka nevojë të luajë që të rrijë në formë”.
“Mendoj se Runi dhe Van Persi mund të luajnë bashkë, ashtu si Uellbek që mund të luajë përkrah të dyve. Spekulimet se Runi mund të ulet në stol, nuk më shqetësojnë. Mund të ndikojë te Runi, pasi lojtarë si ai dëshirojnë të luajnë çdo javë. Por ju kujtoj se ai ishte vetëm një ndeshje në stol”, tha Ferguson.
Trajneri i Mançester Junajtid ka pranuar se vendosi të firmoste me Tedi Sheringam kur ky i fundit ishte në moshën 30 vjeçare, vetëm pasi zbuloi se babai i ish-sulmuesit nuk kisht shtuar peshë në atë periudhë të jetës së tij.
Gjenetika,ADN-ja,Genet nese njeriu s’ka aberin per to,te kyce gojen mos flase, eshte 100 vite prapa atij qe ka dijenine per keto sekrete qe determinojne jeten e c’do njeriu.