Esien lumturohet për bashkimin me “babain” Murinjo

2 Shtator 2012, 12:55Sport TEMA

Mikael Esien po pret me padurim që të rifillojë punën me “babain” e tij Zhoze Murinjo, pasi u transferua në formë huazimi te Real Madrid në ditën e fundit të merkatos dhe më pas u emërua mes 20 lojtarëve që do të përballen sot në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit kundër Granadas.

Futbollisti ganez, i është mirënjohës asaj që ka bërë Zhoze Murinjo që në momentin kur e bleu nga Lioni në vitin 2005 për ta afruar te Çelsi dhe kjo është arsyeja pse e sheh si një figurë prindërore.

“Unë e thërras atë baba pasi e shoh si një figurë të tillë. Ai me mori te Çelsi dhe ne kemi një marrëdhënie të mirë. Unë e kuptoj atë shumë mirë”, tha lojtari.

“Gjendesha në dhomën time të hotelit një ditë më parë dhe mora një telefonatë nga “babai” i cili më tha se do të dëshironte shumë të më kishte përsëri në ekip. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që u realizua”, tha 29 vjeçari.

Mesfushori ka luajtur në 247 ndeshje për Çelsin, duke shënuar 25 gola, ndërsa gjatë eksperiencës së tij me ekipin anglez ka fituar 2 tituj kampion, 4 Kupa FA dhe Ligën e Kampioneve të sezonit të kaluar. Por futbollisti ka patur shumë probleme me dëmtimet në vitet e fundit, ndonëse siguroi se i ka lënë pas ato.

“Kam zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë me Çelsin dhe jam gati të luaj. Dëmtimet janë pjesë e të kaluarës. Jam në gjendje të mirë, pasi në të kundërt Real Madrid nuk do të më kishte kërkuar. Jam gati të luaj që ndaj Granadas”, konfirmoi ai.

“’Babai’ më njeh mirë dhe e di që mund të luaj në çdo pozicion përveç portierit. Për momentin jam në huazim te Real Madrid dhe do të bëj maksimumin për këtë ekip. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Esien./lajmeshqip

5 komente në “Esien lumturohet për bashkimin me “babain” Murinjo”

  1. BREGU I DASHIT says:

    N’A hapet barkun me keta tituj bombastike . MURINJO NGELET FYTYRA ME E QELBUR DHE E NDYRE PER ATE CKA PARAQET. LEPURI FLE DIKU TJETER .PORTUGALIA ( KURRE NUK ME KA PELQYER KY KOMB ) KA HESAPE TE VJETRA ME SPANJEN NE FUSHEN E KOLONIALIZIMEVE . SPANJOLLET ME NJE KUINKUIKADOR I QI….E NENEN GJITHE AMERIKES PREJ FLORIDES DHE KALIFORNISE DHE DERI NE ANTARKTIDE DHE I BENE TE FLASIN SPANJISHT . A E MERRNI DOT ME MEND SE CFARE KARAKTERI KANE LATINO- AMERIKANET ? NJEREZIT ME TE PA BESE NE BOTE .UNE I NJOH SE ME ATA PUNOJ .POR DHE UA TRGOJ VENDIN KUR ATA MUNDOHEN T’E NGRENE KOKE. KURSE PROTOGALLIA JU FUT NE “HAK”SPANJES NE BRASILL DHE PASTAJ PERFUNDOI NE MADEKASKAR . MURINJO PLEHU KURRE NUK DO T’E ARRIJE TE BEJE ATE QE BERI CRUIFI dhe GUARDIOLA. AI ( BYTH -ZIU ,MUND T’A QUAJE DHE BABA BIOLOGJIK ,SEPSE TE TILLE JANE ZEZAKET DHE ISPANIKET ,NJEREZ TE DOBET DHE TE PABESE DHE KARAKTER DHE E DUAN NJE “BABA” . MERE O ZEZAK DHE TE RRUAT DHE I PAFSH HAJRIN N !!!!!!!

    1. Larg&Afer says:

      Nuk e kuptoj sinqerisht si mund te botohet nje koment i tille. Cfare te ka bere Mourinho ty o Bregu I Dashit ? Cfare kolonizimesh o njeri. Lere historine se nuk eshte per ty historia, dhe ketu flitet per futboll. Kolonizim thote. Qesharak.

    2. portugezi says:

      o bregu i deles po le nam o burr i dheut,koment pa kuptim dhe me shum urejtje ka dicka midis ty dhe ndonje portugezi se ska mundesi??sa ore punon ne dit ti or mik andej nga je?po shko me shpejt ne dark ne shtepi o shoku e leri portugezet se ketu po flasim per futboll.

    3. 400% shqipetar! says:

      Bregu.Mos i ngaterro mllefet personale me futbollin. Nqs te ka rene ne qafe ndonje portuges ketu nuk hyn fare Mourinho, nje figure e shkelqyer futbollistike te cilin e kerkon cdo ekip me emer dhe histori.
      Tung…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje