Çelsi, 48 milion paund për Falkaon në janar

2 Shtator 2012, 12:57Sport TEMA

Radamel Falkao, sulmuesi kolumbian i cili me tre golat e tij shkatërroi Çelsin në ndeshjen e Superkupës së Evropës, mund t’i bashkohet londinezëve gjatë merkatos së janarit. Mediat në Amerikën e Jugut bënë të ditur se klubi i lojtarit, Atletiko Madrid, dhe Çelsi, kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e futbollistit, në një akord që kap shifrën e 48 milion paund.

26 vjeçari Falkao, ka shënuar 6 gola në tre ndeshjet e para të sezonit dhe shihet si një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë. Në sezonin e kaluar, vetëm Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo arritën të shënonin më shumë gola në kampionatin spanjoll sesa sulmuesi i Atletiko.

Por problemet financiare që po kalon klubi si dhe fakti që merkaton e Çelsit e kontrollon Horge Mendes, menaxheri i futbollistit kolumbian, bëjnë të duket se marrëveshja mund të realizohet sapo të rihapet merkato me 1 janar.

Skuadra e Roberto Di Mateos ka bërë një fillim mjaft të mirë në kampionatin anglez, duke fituar të tre ndeshjet e para. Por përballë kundërshtarëve seriozë si Mançester Siti në Superkupën e Anglisë dhe Atletiko Madrid në Superkupën e Evropës, londinezët shfaqën probleme të mëdha. Te takimi më i fundit, ishte pikërisht Falkao që shkatërroi londinezët, duke u bërë futbollisti i parë në 35 vite histori që shënonte 3 gola në një ndeshje të Superkupës së Evropës.

1 komente në “Çelsi, 48 milion paund për Falkaon në janar”

  1. BREGU I DASHIT says:

    MUA ( NE NUK NA PYET NJERI) , POR kam mendimin qe ky falkao-fajkoi e ka ndertuar folene ne MADRID TEK ATLETIKO. KY MUND TE MARR ME SHUME PARA TEK CHELSEA ,POR PER MENDIMIN TIM DO T’A PESOJE SIC E PESOI SHEVCENKUA DHE KAKA-JA ,THJESHT DO HUMBAS SHUME NGA FAMA TE CILEN SAPO E KA FILLUAR . TEK MADRIDI KA TJETER STIL LOJE DHE KAM FRIKE SE NUK DO T’U PERSHTATET TAKTIKAVE TE KATENACIOS TE ITALIANO-KINEZIT DI MATEO , I CILI DUKE PARE FRIKEN SE PO I VINTE GUARDIOLA KERKOI KONTRATE 2 VJECARE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje