Shënon gol dhe vdes në fushë 29-vjeçari

4 Shtator 2012, 13:36Sport TEMA

Një tjetër incident tragjik shënohet në fushën e futbollit, ku një sulmues 29-vjeçar i ekipit suedez të Pitea, ka humbur jetën në fushën e lojës.

Victor Branstrom, sulmues i ekipit Pies, la frymën e tij të fundit pasditen e të dielës, teksa ekipi i tij po luante me Oumentalen, për grupin verior të kategorisë D të kampionatit suedez.

Sulmuesi shënoi në minutën e 4-të dhe menjëherë nxitojë të festonte golin e tij, por papritur u pre dhe u lëshua përtokë pa ndjenja…

Menjëherë mjekët e ekipit u munduan ta sillnin në vete, kurse pak çaste më vonë arritën dhe tre ambulanca, të cilat e transferuan atë për në spitalin e qytetit të Pitea-s. Në spital mjekët fatkeqësisht nuk mundën të bënin shumë, thjesht vërtetuan vdekjen e tij. Sipas të dhënave të para, 29-vjeçari pësoi atak në zemër, por më shumë të dhëna rreth këtij incidentit pritet të jepen pas nekropsisë.

Duhet theksuar se Branstrom, i cili kishte luajtur dhe në kategorinë superiore me ekipin e Helsingborg, edhe në të shkuarën kishte pësuar të njëjtin episod janarin e shkuar. Edhe pse ai, pas incidentit kishte vendosur të tërhiqej nga futbolli, u rikthye përsëri pasi analizat që ai kishte bërë treguan se gëzonte “shëndet” të plotë!

2 komente në “Shënon gol dhe vdes në fushë 29-vjeçari”

  1. Al says:

    thuhet pas autopsise “idjot” jo (nekropsise) si deshiron ti !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje