De Biasi: Luajmë për vendin e tretë

4 Shtator 2012, 17:09Sport TEMA

Shqipëria duhet të presë ende për të parë kombëtaren e futbollit në fazën finale të një turneu madhor ndërkombëtar. Ky është mendimi që trajneri Xhani De Biasi ka dhënë në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Qipron e Zvicrën, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.

“Është e vërtetë se kam thënë që kualifikimi në Botëror do të ishte një mrekulli, do të ishte maksimumi i maksimumeve. Për ne, objektivi real dhe të cilin mund ta shohim si një mrekulli të vogël, do të ishte renditja në fund të edicionit në vendin e tretë në grup. Nëse e arrijmë këtë, atëherë kemi bërë hapin gjigand para”, deklaroi trajneri italian i cili ka preferuar që të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë për t’iu shmangur euforisë para ndeshjeve të para të kuqezinjve.

Trajneri ka komentuar më pas edhe grumbullimin për herë të parë me fanellën kuqezi të Alban Mehës e Burim Kukelit, ashtu si edhe lënien jashtë përzgjedhjes të sulmuesit më në formë shqiptar për momentin, Edmond Kapllanit.

“Çdo lojtar që unë përzgjedh ka shansin që të luajë menjëherë, madje edhe si titullar. Por unë duhet të shoh se në cilën gjendje fizike janë lojtarët, pasi kampionate të ndryshme kanë filluar në periudha të ndryshme. A do të jenë Meha e Kukeli në formacionin titullar do të përcaktohet vetëm nga fakti se kush është në formë më të mirë fizike e sportive. Kapllani? Mua më janë dashur mesfushorë në këtë ndeshje ndaj kam bërë zgjedhje për të afruar Mehan e Kukelin, por Kapllani është sulmues dhe për momentin në këtë repart nuk kemi probleme. Gjithsesi, ai është nën vëzhgimin tonë dhe do të ketë shansin të bëhet pjesë e ekipit kombëtar”, ka treguar trajneri italian.

Gjatë konferencës për shtyp, ai ka vendosur që të qëndronte sa më i rezervuar për formacionin që do të hidhte në fushë kundër Qipros e Zvicrës. “Janë skuadra më të forta dhe do të ishte më e mira që të mos i jepnim avantazhe të tjera”, tha tekniku italian.

8 komente në “De Biasi: Luajmë për vendin e tretë”

  1. shqiptari says:

    Realitetin ka then,po te zem vendin e tret per eleminatoret e europianit te ardhshem do te kemi tre skuadra me te lehta ne grup

    1. kulmaku says:

      Hajde,pyke ajde,,,ne repartin e sulmit nuk kemi probleme,thote tranieri i kombetares se SHQIPERISE,THUAJ TI SE I KA SI RONALDO.

      1. raimondi says:

        Mire i thua –Ne sulmin e kemi gjithmone karagjoz fare, se nuk dijne t ebejne gol

        Por te pakten ky tu mesoje si te mbrohen –Se ne jemi skandal edhe ne mbrojtjte

        Lojtaret tane rijne 6 veta ne zone te repstesise dhe nuk dijne te markojne kundershtarin
        Apo edhe reshtohen shume keq kur behen krosimet

        Ky nqs nuk ju meson dot si te bejne nje mbrojtje efektive , do te thtoe se ky nuk di si trajner

        Porse tani nuk duhet folur para kohe, por ti leme kohe si do reagoje ky gjate ndeshjeve

        Nje gje eshte qe ky ekipin e tij e ka mbledhur shume vone, dhe keta cunat tane nuk ja njohin lojen njeri tjetrit hic fare _Kjo eshte mangesi e madhe

        Dhe ky ben shume gabim qe merr lojtare nga kampionati yne, se kampionati yne eshte qesharak fare

        Do zoti fitojme ndaj Qipros, se mos truperohemi fare ….hame ndonje gol dhe pirdhet cdo gje

        Grupi jone nuk eshte ndonje grup i forte –Keto jane skuadra pakez mbi mesataren , ndaj keta tanet duhet t elozin pa frike ndaj tyre

  2. paskuqani says:

    Esht e vertet qe realitetin ka then, por nuk po arri te kuptoj çfar ndryshimi ka vendi tret me ate te katertin, prap nuk fitojm gje,athere federata pse nuk fut nje trajner SHqiptar, ne te humbur se te humbur por te pakten me ate rrog nje shqiptar i shpeton fukarallikut, keshtu fitojm diçka.

  3. burimi,salzburg says:

    nje arsye e madhe per largimin e menjehershem te ktij trajneri.shqipria duhet te luaj per vend te pare ose te dyt sepse nuk ka asnje kundeshtar qe eshte i pamposhtur e sidomos ne ket grup ku asnjera skuader nuk ka emer te madh

  4. Bujari ju degjon says:

    Edhe ky u be si ne.Si i rre menia per vend te trete ne grup.Ose eshte idiot ose ben show kot.

  5. ilir says:

    grazie de blazi.fai fuori i vecchi paraziti …porta un po di giovani
    …atento da quelli del federazione…e non sta mai mai sentire gli opinioni del mongoli dei programi tv…sono pezenti non capiscono una cazzo

  6. niku says:

    une se kuptoj se cfar na duhet nje tranjer ne krye te ekipit kur eshte i bindur qe nuk kualifikohemi per ne 2014. per mendimin tim o kemi shancet tani o kurre. per mendimin tim ky eshte grupi me i lehte si asnje here tjeter. nese skenderbeu do u thoshte ushtareve te tij se luften e kemi humbur por vetem te mos vritemi krejt cfar do te ndothte? nje strateg i mire duhet te motivojne ekipin e tij dhe jo ta dekuaroj, cfar ka ekipi jone qe nuk qenga gati per kualifikim? i kemi gjithe mundesite me shpirt arrihet gjithcka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje