Tashmë është zyrtare: Alesandro Del Piero do ta vazhdojë karrierën e tij në Australi. Ish-kapiteni bardhezi ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë dy vjeçare me Sidnein, nga e cila do të përfitojë 3.2 milionë euro në vit. Përveç të tjerave, ai do të jetë ambassador i klubit në botë.
Del Piero pati një sërë ofertash, mbi të gjitha nga Sëlltik dhe Sion, ndërsa së fundmi flitej edhe për një interesim të Liverpulit. Por, ai i ka refuzuar të gjitha ofertat dhe pas negociatave të zgjatura disa ditë, ka vendosur të shkojë në Australi.
Del Piero do të shpjegojë në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme, arsyet përse vendosi të transferohet në Australi.
Nje futbollist dhe nje njeri i madh! Presidenca e re e Juves nuk i dha respektin qe meritonte nje njeri i tille…..
Pa diskutim ikone e futbollit italian, imirepritun ne Australi ,personaliteti i tije do te krijoje dhe do te marre respektin e te gjithe tifozave te Australise e posaqerisht te SIDNEIT .Suksese
lojtari me fisnik i europes, zoteria i vertete i fushes se blerte. suksese alex ne aventuren e re!
Bravo Alex,hajde ne Sydney ketu do jesh super star se keta nuk dine te luajne futboll.