Junajtid propozon masa financiare për të ndalur Sitin

6 Shtator 2012, 12:49Sport TEMA

Mançester Junajtid ka bërë propozime për një kontroll më të rreptë financiar ndaj klubeve të kampionatit anglez, në mënyrë që të kontrollohen shpenzimet e çmendura të skuadrave rivale si Mançester Siti. Kur u bënë këto propozime në qershor, ato patën një mbështetje të gjërë nga klubet e tjera, ndërsa bordi i Ligës Angleze do të diskutojë implementimin e tyre në sezonin e ardhshem.

Shefi i klubit Uigan, Deiv Uilan, e mbështet këtë ide, edhe pse mendon se ajo ka lindur për faktin se Mançester Junajtid është trembur nga fuqia e Mançester Sitit dhe rreziku që i kanos kjo skuadër.

“Propozimi ka ardhur nga Mançester Junajtid, që besoj se është frikësuar nga Mançester Siti, por gjithsesi mendoj se duhet të ketë kontroll në shpenzimet e klubeve. Disa prej tyre po shpenzojnë më shumë se sa fitojnë dhe pastaj përfundojnë në telashe. Mjafton të shohësh Portsmuthin, ndaj diçka duhet bërë”, tha Uilan.

Propozimet, të ngjashme me rregullat e fair-play financiar të vendosur nga UEFA, mund të detyrojnë klubet të japin një bilanc pozitiv çdo vit, ose të përballen me sanksione të rënda, deri në përjashtimin nga elita e futbollit anglez.

Nëse rregulla të tilla i përshtaten skuadrave si Mançester Junajtid e Arsenal që janë të kujdesshme me shpenzimet e tyre dhe kanë të ardhura masive pasi janë pronare të stadiumeve të tyre, ky është një lajm i keq për Mançester Sitin, i cili në sezonin 2010-2011 regjistroi 197 milion paund humbje, më i madhi në historinë e futbollit anglez. Rivalët e tjerë të Junajtid, Çelsi dhe Liverpul, regjistruan humbje prej 69 milion paund dhe 49 milion paund respektivisht.

1 komente në “Junajtid propozon masa financiare për të ndalur Sitin”

  1. albani says:

    futbolli ka ikur per lesh, ketu mendohet vetem te fitojne futbollistet, ronaldo mund te jetoje ne luks edhe me 10 milion euro ne vit edhe me 5 milion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje