Reali refuzoi 200 milionë euro nga Siti për Kristiano Ronaldon

6 Shtator 2012, 13:09Sport TEMA

Mançester Siti duket se ka bërë një ofertë të çmendur gjatë merkatos së verës, për të marrë portugezin Kristiano Ronaldo nga Real Madrid. Sipas spanjolles “AS”, e afërt me Realin, sheiku Mansour ka ofruar plot 200 milionë euro për të marrë Ronaldon. Ndërkohë, këtij të fundit ka qenë gati që t’i jepte plot 20 milionë euro në vit, duke e bërë futbollistin më të paguar në botë, së bashku me Samuel Eto.

Por, presidenti madrilène, Florentino Perez, e ka mohuar kategorikisht këtë transferim, duke deklaruar se Ronaldo është i pashitshëm.

Por, pakënaqësitë e shfaqura së fundmi nga ana e Ronaldos, mund të bëjnë që ky operacion të realizohet vitin e ardhshëm. Sidomos pot ë kihet parasysh fakti që Ronaldo flitet të jetë i mërzitur pikërisht për shkak të pagës së tij prej 10 milionë euro, të cilën e konsideron të ulët. Dhe, tek siti natyrisht që do t’ja plotësonin çdo dëshirë, pasi paratë atje nuk mungojnë.

8 komente në “Reali refuzoi 200 milionë euro nga Siti për Kristiano Ronaldon”

  1. kapo says:

    O parelli , po jepini 1 here ne kete jete ca pare atyre qe i meritojne aman

  2. Osmani says:

    Ky plehra e tregon menjehere prejardhjen e tij. Idem si Ibrahimovic, Eto e ndonje tjeter.

    Me pelqen Reali por ky po na i zbeh deshiren me pordhet e tij te padurueshme.

    Lojtaret e Barces (Mesi, Iniesta, Ksavi etj) jane te edukuar dhe zoterinj te vertete para ketij.

    1. Tironsi"ZZ" says:

      kaka qe ka ngrohur stolin 3 vjet te Reali, merr sa Ronaldo qe ka lujt cdo ndeshje e ka bo 150!
      Pordhe i quani ju andej nga anet tuaja keto?!!
      Gjithe bota i quan GOL!
      Po nuk mori sot me shume, kur do marri. Prandaj i ben presion REALIT!

      1. Klajdi says:

        Kaka dhe C.Ronaldo, u quajten si blerje te medha sepse ishin ne fakt lojtar te medhenj, me champions te fituar mbi supe dhe topa te arte. Kaka pati fatin e keq qe u demtua, dhe qe nuk ishte portugez, prandaj nuk ka luajtur shume. C.Ronaldo eshte lojtar i mire, por jo aq i mire sac i duket vetja, dhe sa ju duket juve, adhurues te verber te murinjos.

  3. BREGU I DASHIT says:

    EDHE KETE RADHE NUK KAM FARE SE CFARE T’I SHTOJ KOMENTIT TE “OSMANIT”. AI NUK LE VEND PER EKIVOK . I KA THENE TE GJITHA ATO QE DUHESHIN THENE !!!

  4. england says:

    Ronaldo eshte nje nder futbollistet me te mire te botes,ashtu sikur dhe Mesi mund te quhet me i miri!por parate qe marrin ja kane turbulluar trute,kur bota eshte ne krize totale,futbollistet duken sikur jetojne ne planete te tjera,skane lidhje fare me realitetin,futbolli eshte bere komercial,por jo te arrihet deri ketu sa futbollistet te bejne presione te tilla te arrijne te marrin nga 12-15 milion euro ne sezon.
    Jam kurioz jashte temes qe po komentojme do doja te pyesja B…. e Dashit se cdo te thote EKIVOK ???

  5. BREGU I DASHIT says:

    A PO !i mungon nje “U” MIDIS dhe po t’a shkruaj me sakte ” EKUIVOK”
    M.Q.S. pseudonimin tend e ke zgjedhur me nje emer qe do te thuash qe jeton jashte shqiperise ( sot jetojne me shume se 1 milion shqiptare jashte bote ,duke mos llogaritur koeficientin e shtimit demografik ),atehere me lind e drejta qe te them se e ke aq ngritje sa ti hedhesh nje sy “DICTIONARY-t” OSE ME MIRE -VOCABULARY-t ,ose cdo lloj fjalori tjeter dhe t’i e gjen perkthimin . do te beje mire te diskutoje per temen qe eshte hedhur ne diskutim se sa te merresh me lojera fjalesh . Te sugjeroj qe te mos lahesh ne thellesi se pastaj sdhe mund te mbytesh….
    eshte hera e fundit qe po merem me replika se nuk dua te bje ne nivelin e…..

    1. portugezi says:

      ju z.bregu dashi ja fusni si kau peles gjithmon po sot te pakten ke zgjedhur ti shkruash normal shkronjat e gjuhes son e jo si me pare qe donim mask saldimi se na qoroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje