Kinezi i parë në Formula 1 (FOTO)

7 Shtator 2012, 19:06Sport TEMA
Kinezi i parë në Formula 1 (FOTO)

Premierë në Formula 1: si i pari kinez, Ma Qing Hua (24 vjeç), ka marrë pjesë në Monza në një Grand Prix.

Gjatë provave të para të lira, ai zëvendësoi indianin Narain Karthikeyan në skuadrën spanjolle HRT Team. Edhe pse u rendit i fundit, për të ishte një moment i rëndësishëm.

“Ky është një hap i rëndësishëm në plotësimin e ëndrrës sime për të garuar në Formula 1,” tha ai.

Ai thotë se është krenar që kjo është hera e parë që një kinez garon në Formula 1. Ai shton se kjo është një mundësi fantastike për sportin kinez.

Ekipi i tij është i bindur se ai është një pilot me perspektivë. Ata thonë se kanë filluar që të punojnë me të që në maj dhe tregojnë se është një pilot i shpejtë dhe i sigurt.

4 komente në “Kinezi i parë në Formula 1 (FOTO)”

    1. aqifi says:

      Qe kur vdiq Ayrton Senna para gati 20 vjetesh, Formula 1 pushoi se qeni sport – ngjan me teper me pro wrestling apo sic i themi ne shqip me keçin. Gjithcka vendoset qe me pare – cila marke makinash duhet promovuar, nga cili vend duhet te jete kampioni, etj, etj. Nje i ashtuquajtur sport totalisht komercial, ku cdo gje shitet dhe blihet. Me keq se kombetarja shqiptare e Dukes qe (meqe ra fjala) do te mundet nga Qipro se humbja jepej me koeficien 4 ose 5 ne Azi…

    1. aqifi says:

      tia Rruash Dukatit ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje