De Biasi: Dua të arrij të pamundurën

10 Shtator 2012, 11:05Sport TEMA

Të martën zhvillohet në Lucernë ndeshja Zvicër – Shqipëri për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Fubollit Brazil 2014. Në radhët e kombëtares zvicerane luajnë 5 lojtarë me prejardhje shqiptare

Në prag të ndeshjes Zvicër – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014 trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi shprehet se edhe arritja e vendit të katërt në grup është një rezultat i mirë. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Neue Zürcher Zeitung ai i sheh favoritët për zënien e vendit të parë në grup në këtë renditje: Zvicër, Slloveni, Norvegji. Në futbollin shqiptar trajneri i ri i kombëtares konstaton mangësi në infrastrukturë, organizim, disiplinë (taktike) dhe know how. De Biasi synon të ruajë natyrën luftarake të futbollistëve shqiptarë duke i displinuar ata në të njëjtën kohë. Me biografinë dhe përvojën time nga kategoria e parë italiane më jepet vlerësimi i nevojshëm në Shqipëri – shprehet në një intervistë për shtypin zviceran De Biasi.

Aktualisht Shqipëria nuk ka futbollistë të spikatur

Në lidhje me vendimin e futbollistëve të emigruar shqiptarë për të luajtur për kombëtaret e vendeve të huaja De Biasi shprehet: Ne kemi shumë futbollistë të mirë, që luajnë për federata të tjera. Është gjynah, por më duhet ta pranoj.” Faktin që talente të jashtëzakonshme vijnë shpesh nga rajone të varfëra trajneri e lidh me rrethanën që i vetmi kalim kohe që kushton pak dhe me të cilin mund të argëtohen 22 fëmijë është topi. Sipas tij, aktualisht shqipëria nuk ka futbollistë të spikatur, por shumë futbollistë të mirë.

1/3 e stadiumit të Lucernës mund të jetë ‘në dorë shqiptare’

Trajneri De Biasi llogarit me një prani të përkrahësve të Shqipërisë në Lucernë deri në një të tretën e stadiumit dhe me zhurmë edhe më të madhe nga ana e tyre. Dy lojtarë të kombëtares zvicerane: Xhemaili dhe Inler De Biasi i njeh mjaft mirë nga Seria A. Të parin e tërhoqi në Torino nga Boltoni dhe kapitenin e Zvicrës Inler e njeh nga koha e tij në Udine. Në radhët e kombëtares zvicerane luajnë 5 lojtarë me prejardhje shqiptare (tre nga Kosova dhe dy nga Maqedonia)./DW

3 komente në “De Biasi: Dua të arrij të pamundurën”

    1. Burgaxhiu UK says:

      Sinqerisht po leme name me kete ndeshje futbolli, shikoni jeten e perditshme o njerez pse kaloni ne orgazem kot per futboll___________
      _____apo varja qe ne jemi katandisur turpi i Europes ne cdo fushe, dhe hajt tja marrim kenges si jevgjit (pa ofendim per ta) dhe pas darke nuk ka te haje as miu____________apo do i qendrojme besnik shprehjes
      “Budallai nuk ka brire”

  1. shqiptari.tp says:

    ne jeten po e shikojm o burgaxhi djali ti mos na jep mend po shiko dhe meso te flasesh me fal qe po ta them po duhet te te kujtoj qe me indiferencen time tenden si kjo qe sapo shprehe me indiferencen e shum shqiptarve te tjer kemi arritur ktu ku jemi sot. Fal asaj indiference te tjeret na trajtojn si bageti ne popullin por dhe me ndihmen ton normalisht. Ne duhet te reagojm gjithmon duke filluar nga ktu brenda shtetit ku jetojm t ja imponojm te gjith atyre qe udheheqin qe te na respektojn dhe te punojn per ne dhe femijet tan , te bashkuar duke ngritur zerin si ne stadium madje dhe duke perdorur dhunen , dajakun si thot populli. Dhe duke imponuar keta ketu brenda shqiperis do imponojm dhe ata qe na urrejn kot thjesht pse egzistojm se duan tokat tona vendin ton detin ajrin ujin por qe kan per te marr picken e semes me falni per shprehjen motra e vellezer.pra nese nuk bashkohemi o burgaxhi do jemi gjithmon bageti per te tjeret prandaj ta mbeshtesim kombetaren se e para punes vetem ata e lumturojn sado pak kte popull te shkret me ato fitoret apo barazimet e rralla dhe e dyta punes eshte mese normale qe te komentojm te flasim e te ulerasim per futboll qe un ti dhe shqipet e tjer ne brazil 2014 te bejm tifo per vendin ton dhe jo per italin gjermanin holland brazil apo somalin. Ok plako. Dhe mos guxon komenton njeri ktu per pun feje apo thot grek a turk si e kan zakon ca pede qe hiqen si shqiptar po merren me kisha xhamia apo thon turk e grek vetem pse ju djeg shkrimi. Pershendetje per gjith shqiptaret kudo jan i ndihmoft zoti gjithmon. Urime per djemt tan ne zvicer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje