Mesi i sigurt: Do të fitojmë Botërorin

9 Shtator 2012, 15:38Sport TEMA

Fitorja e Argjentinës 3-1 ndaj Paraguajit ka entuziazmuar Lionel Mesin, i cili është i kënaqur nga pritja e tifozerisë, sidomos gjatë festimeve për golin e tij të shkëlqyer nga goditja e dënimit.

“Kjo është fantastike. Për mua është e pabesueshme festimi që më bëjnë njerëzit. Më ka ndodhur në Kupën e Amerikës, këtu në Kordoba dhe në Buenos Aires”, tha lojtari i cili në minutat e fundit të ndeshjes u desh të refuzonte kërkesat e vazhdueshme të lojtarëve paraguajanë për fanellën e tij, pasi ia kishte premtuar atë sulmuesit Roke Santa Kruz.

Lojtarit i ishte kërkuar gjithmonë që të shfaqte edhe te Argjentina formën që tregon zakonisht te Barcelona, ku gjithçka është më e lehtë për shkak se luan përkrah emrave si Ksavi e Iniesta. Por tani të gjithë janëtë sigurt se Mesi po arrin të shfaqë përsëri të gjithë talentin e tij edhe në kombëtare, ndonëse lojtari nuk di të tregojë nëse ky është momenti më i mirë në karrierën e tij.

“Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë i imi, por di të them se si kombëtare po fitojmë ndeshjet radhazi si në miqësore, ashtu edhe në kualifikuese. Ndaj duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Ëndërra e të gjithëve është të fitojmë një Botëror me Argjentinën, që nuk mund të krahasohet me asnjë trofe tjetër. Të gjithë duam që të jemi duke festuar në Brazil pas dy vitesh. Kemi para shumë kohë për të punuar dhe nuk kam dyshime që do ta arrijmë objektivin tonë”, ishte deklarata e Mesit pas suksesit kundër Paraguajit.

Ndonëse në moshën 25 vjeçare dhe jo një sulmues i mirëfilltë, Mesi ka shënuar 28 gola me Argjentinën, vetëm 6 më pak se sa ka arritur të shënojë Diego Armando Maradona me këtë fanellë. Ai ka gjetur formën më të mirë nën trajnerin Alehandro Sabela, nën drejtimin e të cilit ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje të luajtura me kombëtaren. /lajmeshqip

3 komente në “Mesi i sigurt: Do të fitojmë Botërorin”

  1. PAPI says:

    pa iniesten,dhe xavin,ti fiton kartorin

  2. TOTILA says:

    A E dini pse LIONEL MESSI eshte me i madhi i te gjitheve . Ne radhe te pare ai asnjehere nuk eshte i kenaqur me vehten :
    Ne radhe te dyte vepron me topin ne menyren me te thjeshte per te ,por per ne qe e ndjekim ,AI eshte i JASHTEZAKONESHEM.
    Se treti AI sivjet ,pamvartesisht se nuk ka mare shume tituj KA THYER TE GJITHA REKORDET NE FUTBOLL NE PLANETIN TOKE , si ne PRIMERA DIVISION , SI PER SASINE E GOLAVE TE SHENUARA NDONJEHERE NE CHAMPIONS LEAGUE, ,KA THYER REKORDIN E VENDOSUR QE NE VITIN 1925 ,ATEHERE KUR NUK NJIHEJ FARTE OFF-SIDE (SHENUAR G nje Amerikan ne vitin e larget )
    Se katerti KA THYER REKORDIN E LEGJENDES GERD’HARD MULLER te vendosur perpara 40 vjeteve ne 1972 per numrin e golave te shenuar me klubin brenda nje edicioi ( rekordi i MULLERIT ishte 67 gola ,por te kemi parasysh qe ne ate bote formula e kupes se kampioneve favorizonte te ashtuquajturit e medhenj ) kurse MESSI shenoi 72 gola ???!!!!!
    Se pesti ai eshte nje xhentil i vertete dhe kurre nuk ngaterrohet neper intervista per rivalet (cfare them dhe une PO KU KA RIVAL MESSI )Se gjashti ne se ndonjeri pretendon se e njeh futbollin duhet t’a dije se ne ekipin kombetar te ARGJENTINES nuk ka as XAVI dhe as INIESTA . PO. Te gjithe lojtaret e kombetares se ARGJENTINES JANE SHUME POSHTE NIVELIT TE LOJTAREVE TE BARCELONES qofshin keta dhe DI MARIA apo HIGUAIN . Une e kam ndjekur MESSIN me ARGJENTINEN ne 10 ndeshjet e fundit . AI nuk luan ne poziten qe luan tek BARCELONA ,POR LUAN ME I TERHEQUR,DHE KA SHENUAR RREGULLISHT ne te gjitha ndeshjet si ne ato “MIQESORE me BRAZILIN ,ku shenoi dhe tre GOLA SPEKTAKOLARE ,SI DHE ME GJERMANINE ,apo dhe ne ndeshjet e radhes per boterorin e 2014. Mos harroni nje gje qe te gjithe ekipet e AMERIKES LATINE e kane futbollin me te barabarte se kontinenti EUROPIAN dhe atje markimet jane shume -shume me te ashpera derisa lejohet dhe loja teper e rende . Duke perjashtuar MESSIN qe eshte i jashte-jashte ZAKONESHEM ,EKIPI KOMBETAR I TANISHEM ARGJENTINAS i ka lojtaret me te dobet se argjentina e 1986 (perjashto MAGJIKUN MARADONA ) dhe akoma me te dobet se ARGJENTINA e vitit 1978 ,kur per mua pas SPANJES SE TANISHME dhe HOLLANDES SE 1974 ARGJENTINA e ateherteshme ishte FORMACIONI I TRETE NE BOTE ME I MIRE PER TE GJITHA KOHERAT . Do te thote ndonjeri ,por ti more TRUNG HARROVE BRAZILIN ,kurse une u pergjigjem se une nuk diskutoj per KOHEN E FUTBOLLIT KLASIK por per kohen e FUTBOLLIT MODERN , KUR FUTBOLLI FILLOI TE ” REVOLUCIONIZOHET” . Si do qofte eshte akoma shpejt per te p[arashikuar fituesin e BOTERORIT 2014 . POR MESSI NE ATE KOHE DO TE JETE NE MOSHEN E TIJ ME TE MIRE 27 VJEC !! Te rrime dhe te shohim cdo te ndodhe .

    0

    9

  3. enea says:

    Po ik o Mesi. Te pame ne boterorin e kaluar, ishe futbollisti me i dobet. Ke shancin qe luan ne Spanje dhe ca qe mbyllin syte ndaj atyre ilaceve qe qarkullojne tek Barcelona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje